Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Ndertohet TEC-i i pare me gaz ne Shqiperi!

Stream Oil & Gas njoftoi kete jave se ka nenshkruar nje Marreveshje per te shitur gaz nga fusha e saj gazmbajtese ne Delvine tek kompania Thermo Energy Albania Shpk. Thermo Energy synon te ndertoje nje TEC 24 MW ne Delvine, duke perdorur gazin e prodhuar nga Stream dhe te shese energjine e prodhuar tek kompania KESH dhe kliente te tjere.
“Marreveshja parashikon qe te furnizoje me gaz te mjaftueshem 100% te kapacitetit te TEC-it prej 24 MW. Njesia fillestare prej 2.2 MW e ketij TEC-i do te kerkoje pothuajse 0.5 MMcf/d gaz nga Stream, duke u rritur ne 6.5 MMcf/d kur TEC-i te jete 100% operacional. Levrimi i gazit pritet te filloje ne tremujorin e dyte te 2013″, ben me dije kompania.
Theksohet se ky eshte Termocentrali i pare ne Shqiperi qe realisht furnizohet me gaz natyror, duke pasur parasysh se TEC-i i Vlores eshte parashikuar te punoje fillimisht me nafte dhe me vone me gaz.

energjia.al, 22.02.2013