Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta shënon rritje të lehtë

Kontratat e naftës kanë qenë të qëndrueshme të hënën, por me rritje në masë të vogël humori në tregun energjetik vijon të mbështetet në pritshmërinë për rritje të konsumit të naftës bruto në këtë vit, pavarësisht statistikës së fundjavës që tregoi dobësi të manifakturës amerikane përgjatë muajit janar.
Në mbështetje të çmimit të naftës vijon të jetë edhe qëndrueshmëria e tensionit gjeopolitik në lindjen e mesme. nafta bruto Brent e Londrës për prillin u rrit 12 cent në 117.78 dollarë për fuçi.
Nafta bruto amerikane për marsin ra 23 cent në 95.63 dollarë për fuçi. Kjo e fundit nuk konsiderohet rënie por korrektim normal i çmimit pasi rritjes së fortë të kësaj kontrate në javën e kaluar.

Portali Telegraf, 18.02.2013