Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berisha shkatërron Kanionin e Bënjës, i shpallur Monument Natyre

Këto janë disa foto nga Kanioni i Bënjës në Dangëlli, një mrekulli e bukurisë shqiptare. Një klient i pushtetit të Sali Berishës po shkatërron këtë mrekulli natyrore pasi ka marrë leje jashtë gjithë rregullave të ndërtojë Hidrocentralin e Langaricës. Kanioni është shpallur me vendim qeverie Monument Natyre.
Në baze të ligjit nr.8906, datë 06.06.2002 për Zonat e Mbrojtura, të ndryshuar, neni 7 pika 2 dhe neni 8 pika 5 në një monument natyre, zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes dhe sipas nenit 18, pika 5, monumentet e natyrës, proëe publike, janë të patjetërsueshme.
Në fotot e kanionit, po të zmadhohen, shihet rruga e hapur si dhe një pjesë e vogël betoni që i takon urës. Shihen dhe formacionet shkëmbore që kanë gërryer gjatë hapjes së rrugës. Një eksperte e BE, e cila e ka vizituar pak kohe më parë këtë zonë, shprehet se “nuk duhet të ndërhyhet absolutisht. Kjo është bukuri e rrallë! Në asnjë vend të Evropës nuk do të bëhej një vepër e tillë!”
Ajo që fitohet është mikroskopike me dëmin që i bëhet kësaj mrekullie natyrore! Ujërat termale në këtë zonë, të njohura si Llixhat e Bënjës, pas ndërhyrjes do të degradohen dhe do të humbasin gjithashtu.
Kryetari i komunës së Petranit, që mbulon zonën, i përket Partisë Demokratike dhe nuk kundërshton dot hapur, pasi e përjashtojnë nga “fondet” e partisë. Ai thjesht është kundër kur e pyet privatisht. E gjitha kjo për një klient të Familjes Berisha. A duhet lënë të shkatërrohet ky Monument i Natyrës?

Gazeta Tema, 18.02.2013