Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

WSJ: Nënshkruhet marrëveshja për TAP, por Nabucco është i preferuari i Komisionit Europian

Greqia, Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar sot një marrëveshje ndër- qeveritare për të ofruar mbështetje për gazsjellësin TransAdriatik, që do sjellë gazin nga Azerbajxhani në Europë.
Gazeta “Wall Street Journal” raporton se edhe kryeministri grek, Antonis Samaras e ka përshëndetur marrëveshjen.
“Ne po i japim mbështetje politike një projekti me rëndësi strategjike për Greqinë, por edhe për politikat energjetike në Europë,” tha Samaras.
TAP e sjell gazin nga Kaspiku në Greqi përmes Shqipërisë në drejtim të Italisë.
Por WSJ raporton se rivali i TAP, Nabucco, ka një mbështetje domethënëse nga Komisioni Europian.
Nabucco shmang Greqinë dhe shpesh quhet gazsjellësi Turqi- Austri.
Në verë do merret një vendim se cili gazsjellës do jetë fitues, por edhe SHBA janë në krah të Nabucco, që ‘çliron’ më shumë vende të Europës Qëndrore nga ndikimi i gazit rus. Ky është edhe qëllimi kryesor i SHBA dhe BE.
Gazsjellësit kanë natyrë shumë strategjike ndaj vendimi do influencohet nga qëndrimi i fuqive të mëdha.

Gazeta Tema, 13.02.2013