Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria miraton heqjen e TVSH-se për hekurin dhe çimenton për ndërtimin e HEC-eve

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e tij të djeshme, miratoi në parim vendimin për “përcaktimin e procedurave, kritereve, llojit dhe sasisë së përjashtimeve nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH-ja), në import dhe brenda vendit, për produktet hekur dhe çimento për ndërtimin e hidrocentraleve”.
Megjithë miratimin e tij në mbledhjen e djeshme, kryeministri u shpreh se ato nuk do të zbardhen pa u reflektuar në to, sugjerimet e Këshillit Konsultativ të Biznesit.

Lidhur me këtë vendim u diskutua për përcaktimin e një afati 30 ditor për pajisjen e tyre me autorizim nga organet tatimore dhe ato doganore. Gjithashtu, vendimi përcakton se nëse gjatë ushtrimit të kontrolleve tatimore konstatohet se sasia e hekurit dhe çimentos, e përjashtuar nga TVSH-ja, nuk ka shkuar në destinacion apo nuk është përdorur brenda periudhës së investimit, atëherë do të procedohet me heqjen e autorizimit dhe do të paguhet tatimi mbi vlerën e shtuar.

energjia.al, 14.02.2013