Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP merr mbeshtetjen e munguar politike

Qeveritë e Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë përforcuan sot mbështetjen e tyre të plotë dhe zotimin me Projektin Trans Adriatic Pipeline (TAP) duke nënshkruar një marrëveshje ndërqeveritare tri palëshe (IGA).
Marrëveshja u nënshkrua në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë në Athinë dhe përforcon një sërë angazhimesh të Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë lidhur me çuarjen përpara të zhvillimit, ndërtimit dhe funksionimit të gazsjellësit TAP. Në kuadrin e Traktateve të Komunitetit dhe Traktatit të Komunitetit të Energjisë, kjo marrëveshje do të sigurojë bashkëpunimin e shteteve lidhur me dorëzimin në kohë dhe funksionimin efikas të gazsjellësit TAP.
Kjetil Tungland, Drejtori Menaxhues i TAP-it, deklaroi: “Dëshiroj të falënderoj të gjithë qeveritë për mbështetjen dhe përkushtimin që solli sot nënshkrimin e kësaj marrëveshje të rëndësishme. Kjo marrëveshje midis vendeve pritëse të TAP-it hap themele të forta dhe vendos sigurinë afat gjatë që nevojitet për të çuar projektin përpara drejt përzgjedhjes dhe ndërtimit. Tani ne shohim përpara që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të frytshëm dhe të bëjmë Projektin TAP një realitet.”
Michael Hoffmann, Drejtori i Punëve me Jashtë të TAP-it, deklaroi: “Nënshkrimi i kësaj marrëveshje përforcon më tej mbështetjen e vendeve pritëse për TAP-in nga pikëpamja ligjore dhe rregullatore. Për TAP-in, kjo përmbyll marrëveshjen e fundit në rang të lartë politik ndërkombëtar, që është e rëndësishme për procesin e ardhshëm të përzgjedhjes nga Konsorciumi i Shah Deniz.”
TAP është njëri nga projektet gazsjellëse që po zhvillohen për të transportuar gazin e Shah Deniz-it për në Evropë dhe është e vetmja alternativë gazsjellëse që përshkon Greqinë. Konsorciumi Shah Deniz do të bëjë përzgjedhjen e tij të fundit mbi projektin e Korridorit Jugor të Gazit brenda qershorit të këtij viti.
Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline do të sjellë investime të huaja të drejtpërdrejta të konsiderueshme dhe punësim lidhur me ndërtimin e këtij gazsjellësi madhor në të tri vendet pritëse – Greqi, Shqipëri dhe Itali.
Mbi TAP-in
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt i tubacionit të gazit natyror. Tubacioni planifikon të transportojë gaz nga rajoni Kaspik nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë përmes detit Adriatik në Italinë jugore dhe më tej në Evropën Perëndimore. Projekti synon të përmirësojë sigurinë e furnizimit si dhe zgjerimin e furnizimit me gaz për tregjet Evropiane. TAP do të hapë të ashtuquajturin Korridor Jugor të Gazit për në Evropë dhe do të krijojë një treg të ri për gazin natyror nga deti Kaspik.
Projekti është hartuar të zgjerojë kapacitetin e transportimit nga 10 në 20 bcm në vit. TAP ka planifikuar edhe rrjedhjen e kundërt fizike deri në 80 përqind dhe opsionin për të zhvilluar mjedise për të ruajtur gazin natyror në Shqipëri për të siguruar më tej sigurinë e furnizimit gjatë çdo ndërprerjeje operacionale të furnizimit me gaz..
Aksionerët e TAP-it janë Axpo i Zvicrës (42.5%), Statoil i Norvegjisë (42.5%) dhe E.ON Ruhrgas i Gjermanisë (15%).

TAP: Albania, Italy and Greece sign a tri-lateral agreement
The governments of Greece, Italy and Albania have today cemented their full support for and commitment to the Trans Adriatic Pipeline (TAP) project by signing a tri-lateral intergovernmental agreement (IGA).
Concluded at the Ministry of Foreign Affairs in Athens, the IGA solidifies a range of key commitments by Greece, Italy and Albania to the forward development, construction and operation of the TAP pipeline. Within the framework of the Community Treaties and the Energy Community Treaty, the IGA will ensure that the states cooperate in the timely delivery and efficient operation of the TAP pipeline.
Kjetil Tungland, TAP’s Managing Director, said: “I would like to thank all the governments for their support and dedication resulting in the signing of this important agreement today. This agreement between TAP’s host countries lays the strong foundation and long term security that is required to move the project forward towards selection and construction. We now look ahead to continuing our fruitful cooperation in making the TAP project a reality.”
Michael Hoffmann, TAP’s External Affairs Director, stated: “The signing of the IGA further reinforces the host governments’ support for TAP from a legal and regulatory perspective. For TAP, this concludes the last remaining high level international political agreement, which is important for the upcoming selection process by the Shah Deniz Consortium.”
TAP is one of the pipeline projects being developed to transport Shah Deniz gas to Europe and is the only pipeline option that will cross Greece. The Shah Deniz Consortium will make their final selection of the Southern Gas Corridor project to transport Shah Deniz gas by June 2013.
The Trans Adriatic Pipeline will bring significant foreign direct investment and jobs associated with the construction of this major pipeline in all three host countries – Greece, Albania and Italy.
Signing the agreement on behalf of the three states’ governments were Foreign Minister Dimitris Avramopoulos, the Deputy Prime Minister and Energy Minister of Albania, Edmond Haxhinasto, and Italian Development Minister Corrado Passera. The signing ceremony was attended by representatives of the government of Azerbaijan, of the TAP Joint Venture and the three companies participating in the joint venture, and of the companies participating in the Shah Deniz II Consortium. High-ranking third-country officials were also in attendance.
Foreign Ministry announcement on the signing of the Greek-Albanian-Italian Trilateral Intergovernmental Agreement on the construction of the Trans Adriatic Pipeline (TAP).
About TAP
The Trans Adriatic Pipeline (TAP) is a natural gas pipeline project. The pipeline will transport gas from the Caspian region via Greece and Albania and across the Adriatic Sea to southern Italy and further into Western Europe. The project is aimed at enhancing security of supply as well as diversification of gas supplies for the European markets. TAP will open a new so-called Southern Gas Corridor to Europe and establish a new market outlet for natural gas from the Caspian Sea.
The project is designed to expand transportation capacity from 10 to 20 bcm per year. TAP also envisages physical reverse flow of up to 80 per cent and the option to develop natural gas storage facilities in Albania to further ensure security of supply during any operational interruption of gas deliveries.
TAP’s shareholders are Axpo of Switzerland (42.5%), Norway’s Statoil (42.5%) and E.ON Ruhrgas of Germany (15%).

Berisha: Zbatimi i TAP do të shumëfishojë potencialin energjetik të vendit
Kryeministri Berisha ritheksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të marrëveshjes trepalëshe që sot firmoset në Athinë për projektin më të rëndësishëm rajonal, Gazsjellësin TransAdriatik.
Në nisje të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri u shpreh se nga vënia në jetë e këtij projekti, qytetarët shqiptarë do të përfitojnë çmime shumë më të ulëta në furnizimin me energji për ngrohje dhe për gatim.
Kryeministri u shpreh se potenciali energjetik i vendit shumëfishohet dhe rëndësia nevralgjike  e tij  e bën Shqipërinë epiqendër e shpërndarjes së gazit në drejtim të Ballkanit të Veriut.
Lidhur me  marrëveshjen, të parën e këtij lloji mes tre vendeve të rajonit, Kryeministri Berisha u shpreh:
“Sot është një ditë e veçantë dhe kryefjala e mbledhjes është marrëveshja që firmoset sot në Athinë midis qeverisë shqiptare, asaj italiane dhe qeverisë greke për projektin më të rëndësishëm rajonal, Gazsjellësin TransAdriatik që do të sjellë gazin, nga fusha e gazit në detin Kaspik, Azerbajxhan, në Itali dhe në gjithë Ballkanin e veriut dhe më tutje. Një marrëveshje kjo e një rëndësie të jashtëzakonshme, një marrëveshje e parë e këtij lloji mes tre vendeve te rajonit, marrëveshje, nga e cila pas konkretizimit  të projektit, Shqipëria përfiton dhe shumë qytetarë shqiptarë në procesin  e gazifikimit të vendit do të kenë furnizimin me energji për ngrohje dhe për gatim me çmime shumë më të ulëta, se sa çmimet e tanishme, pra do të shpenzojnë më pak për ngrohje dhe gatim.
Potenciali energjitik i vendit shumëfishohet, rëndësia nevralgjike e tij e bën Shqipërinë të jetë një epiqendër e shpërndarjes së gazit në drejtim të Ballkanit të Veriut. Depot natyrore të gazit në vend janë një avantazh shumë i madh për Gazsjellësin, por një avantazh shumë i madh edhe për Shqipërinë. Marrëveshja përbën dokumentin më kryesor që duhej, me ndikim të fuqishëm në vendimmarrjen e konsorciumit të fushës Shah Deniz.”

Ministri Haxhinasto firmos për TAP-in në Athinë
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto në Athinë për marrëveshjen ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit TAP
Shqipëria, Greqia dhe Italia firmosën sot në Athinë marrëveshjen ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit “Trans Adriatic Pipeline” (TAP). Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto, ministri i Jashtëm i Greqisë Dimitris Avramopoulos dhe ministri për Zhvillim Ekonomik i Italisë Corrado Passera.
Ministri Haxhinasto theksoi se me këtë marrëveshje, Shqipëria ka mundësi furnizmi me gaz të lirë në një projekt me vlerë “mbi 2 miliardë dollarë amerikanë (USD) investime vetëm në territorin e saj” si dhe shtoi “se gjatë ndërtimit dhe funksionimit të tij mbi 20 mijë qytetarë shqiptarë do të punësohen”.
Haxhinasto e vlerësoi TAP-n si një projekt madhor për secilin nga vendet, rajonin dhe Europën. “Me këtë projekt Shqipëria bëhet një kontributor direkt për sigurinë energjetike në Europë”,- tha ministri Haxhinasto gjatë firmosjes në Athinë. Ai e konsideroi TAP-in si një urë që i bashkon vendet rreth një qëllimi të përbashkët për bashkëpunimin, integrimin, sigurinë dhe prosperitetin.
Gazsjellësi TAP ka rëndësi strategjike për Shqipërinë për përdorim të brendshëm duke mundësuar rritjen dhe diversifikimin e burimeve energjetike, si dhe e shndërron vendin në epiqendër të shpërndarjes së gazit në rajon dhe më gjerë.
Më herët në shtator të 2012, qeveritë e tre vendeve konfirmuan mbështetjen politike për projektin TAP duke nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi mes tyre.
Aksionerët e TAP-it janë: kompania zvicerane AXPO, norvegjezja Statoil dhe gjermania E.ON Ruhrgas. Gazsjellësi TAP do të sjellë gaz natyror nga fushat gazmbajtëse të Shah Deniz II të Azerbajxhanit në drejtim të Europës.

energjia.al, 13.02.2013

TAP, punësim dhe energji e lirë për shqiptarët
Sot në Athinë, së bashku me kolegët e mi të nderuar të vendeve fqinje, z. Avramopullos dhe Z. Passera do të nënshkruajmë Marrëveshjen ndërqeveritare mes Republikës së Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë në lidhje me gazsjellësin Trans Adriatik (TAP). Në këtë marrëveshje, qeveritë e Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë marrin përsipër përgjegjësitë politike dhe ligjore për mbështetjen e këtij gazsjellësi strategjik për tri vendet tona dhe vetë BE.
Kjo marrëveshje eshë rezultat i një pune disavjeçare, intensifikuar ndjeshëm 2 vitet e fundit, duke bindur edhe organizmat dhe partneret ndërkombëtarë për rëndësinë strategjike dhe ekonomike të këtij gazsjellësi jo vetëm për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Jugor, por edhe për vetë Evropën.
Projekti TAP është gjithashtu një metaforë e bukur, një urë e rëndësishme për të lidhur më tej vendet e rajonit mes tyre, Shqipërinë aspirante me dy vende anëtare të BE, për të forcuar më tej vizionin e përbashkët për bashkëpunim, integrim, Evropën e bashkuar dhe zhvillimin ekonomik.
Nëpërmjet realizimit të gazsjellësit TAP dhe disa termocentraleve për prodhimin e energjisë elektrike dhe termike me gazin e siguruar nga ky gazsjellës, si dhe shtrirjes së rrjetit shpërndarës të gazit në të gjithë territorin e Shqipërisë, do të sigurohet një shkallë e lartë punësimi jo vetëm në vendet ku kalon traseja e gazsjellësit, por në të gjitha qytetet e Shqipërisë që do të përfshihen në këtë rrjet shpërndarës dhe në ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura në funksion të tij.
Më konkretisht, në territorin shqiptar investimi parashikohet të jetë mbi 2 miliardë dollarë dhe do të krijojë në mënyrë direkte dhe të tërthortë, gjatë ndërtimit dhe funksionimit të tij, mbi 20 mijë vende të reja pune. Nga ana tjetër, përdorimi i gazit natyror në biznese dhe banesa, jo vetëm do të garantojë komoditet dhe siguri në furnizimin me lëndë energjetike të qytetarëve, por do të mundësojë eficiencë më të lartë dhe kosto qenësisht më të ulët për ngrohje, gatim dhe përdorim industrial.
Me pjesëmarrjen në gazsjellësin TAP, Shqipëria është vend përfitues i drejtpërdrejtë dhe për herë të parë siguron një lidhje të qëndrueshme dhe të aftë për të përballuar furnizim të plotë dhe cilësor për kërkesat në rritje të ekonomisë për energji. Përfshirja në këtë rrjet i siguron vendit mundësinë e përdorimit të gazit në prodhimin e energjisë elektrike me kosto më të ulët për qytetarët, duke ndikuar kështu pozitivisht dhe ndjeshëm në rritjen e mirëqenies së tyre. Njëkohësisht, TAP siguron edhe diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë me ndotje minimale në mjedis.
Nga pikëpamja strategjike, vendi ynë ofron rrugën më të shkurtër dhe koston minimale për të gazifikuar edhe Republikën e Kosovës dhe atë të Malit të Zi. Gjithashtu, Shqipëria do të jetë një pikë kyçe edhe për të mbyllur unazën e rrjetit ballkanik të gazit nëpërmjet projektit IAP (Jonian Adriatik Pipeline), i cili do të lidhë vendin tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor: Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Kroacinë.
Së fundmi, jam i bindur se zhvillimi i këtij rrjeti do të vlerësojë dhe shfrytëzojë depozitat natyrore të gazit, duke ofruar kështu një tjetër burim të ardhurash të qenësishëm për ekonominë shqiptare, ndërlidhur me gazsjellësin TAP.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është paraprirë nga një punë e palodhur profesionale e ekipeve të METE, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore, të cilat gjej rastin t’i falenderoj thellësisht për kontributin në suksesin e kësaj marrëveshjeje që nënshkruajmë sot.
Në prag të firmosjes së kësaj marrëveshjeje ndihem optimist dhe krenar për rrugën e bërë me kolegët e mi dhe ndjej përgjegjësinë e këtij momenti kaq domethënës, që garanton rrugën e vendit në një zhvillim të qëndrueshëm, punëson mbi 20 mijë qytetarë shqiptarë, ofron energji me çmim shumë më të lirë dhe integron Shqipërinë në ekonominë evropiane.

www.balkanweb.com, 13.02.2013