Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kërkesa e kompanisë CEZ për arbitrazh ndërkombëtar

E pamundur deri në shpronësimin nga shteti shqiptar.
Nga të dhënat e para që kompania çeke i ka paraqitur administratës së re të CEZ Shpërndarje rezulton se situata e lënë prej saj është në gjendje të mjerueshme dhe jo ashtu siç ajo ka raportuar më parë se të largohej nga Shqipëria.
Ndërkohë që nisja e një arbitrazhi ndërkombëtar nga ana e grupit çek, sipas drejtorit juridik të ERE është një formë ligjore të cilën mund ta ndjekë, por jo pa u shpronësuar më parë nga shteti shqiptar.
Por nga ana tjetër edhe qeveria në bashkëpunim me ERE po përgatitet për t’iu drejtuar një gjykate ndërkombëtare, pasi dëmet që CEZ i ka shkaktuar Shqipërisë janë shumë më të larta se shuma që CEZ pretendon se ka humbë në vendin tonë.  
Në një njoftim të saj për agjencinë Reuters kompania ceke CEZ ka informuar zyrtarisht qeverinë shqiptare rreth synimeve të saj për të filluar procesin e arbitrazhit ndërkombëtar. Por pa përcaktuar vendin se ku mund të zhvillohet arbitrazhi dhe dëmin që do të kërkojë.

TV ABC News, 08.02.2013