Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: KESH importon rreth 5.5 milion euro energji per shkurtin!

Në zbatim të Vendimit nr.924, datë 26.12.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për lejimin e KESH sh.a. të importojë energji elektrike për furnizimin e konsumatorëve tariforë si dhe mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes”, shoqëria KESH sh.a., në datat 01- 04.02.2012, kreu proçedurën e blerjes/importit të energjisë elektrike me shoqëritë tregtare rajonale për muajin Shkurt 2013. Kjo procedurë u bazua në Rregullat përkatëse, të miratuara me Vendimin nr.30, datë 23.03.2011, të Bordit të Komisionerëve të ERE.
Në përfundim të kësaj proçedure, KESH bën me dije se nga shoqëritë tregtare u ofrua sasia e energjisë elektrike për shit- blerje prej 106,320 MWh me çmim mesatar të ponderuar prej 51.37 Euro/MWh, me nje total prej 5.5 milion euro.

Ajo qe bie ne sy eshte fakti qe KESH ka shume kohe qe nuk ka publikuar asnje rezultat tenderi, duke ulur ndjeshem transparencen ne treg.

energjia.al, 08.02.2013