Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shtyhet shitja e katër hidrocentraleve

Marrëveshja e shitjes së 4 hidrocentraleve, Bistrica 1 dhe 2 dhe Ulëz Shkopet është shtyrë në një afat të pacaktuar për arsye teknike. Këtë fakt e bëjnë të ditur për RTV SCAN burime konfidenciale nga Ministria e Ekonomisë, që konfirmojnë se, bisedimet mes palëve kanë përfunduar që në muajin Janar dhe se kontrata do të duhej të ishte nënshkruar gjatë javës së kaluar.
Vendimet  e Këshillit të Ministrave që mbajnë datën 9 Janar miratonin raportin e Komisionit të vlerësimit të Ofertave për shpallje fitues të tenderit kompaninë “Kurum sha”, e cila duhet të derdhë në arkën e shtetit një shumë prej afro 110 milionë euro. Vendimet ngarkonin gjithashtu ministrinë e Financave që nëpërmjet drejtorisë së Tatimeve të identifikonte TVSH-në e rimbursueshme për kompaninë fituese përpara se kontrata të firmosej. Kjo sepse vetë kompania kishte kërkuar në një aneks të veçantë, bashkëngjitur ofertës së propozuar, shlyerjen e kësaj vlere në rast se do të shpallej fituese.
Ndryshimi në procedurat e tenderimit mund të bëhet vetëm nga Këshilli i Ministrave, që në datë 9 Janar e miratuan kërkesën e palës fituese, rimbursimin e TVSH-së në vlerë prej rreth 11 milionë euro. Privatizimi i këtyre veprave nuk ka një afat të përcaktuar, ndaj mosfirmosja e marrëveshjes së shitjes nuk përbën shkelje ligjore. Megjithatë, edhe pse palët paraprakisht kanë rënë dakord, transaksioni ende nuk është kryer dhe paratë e ofertuara nuk janë derdhur në arkën e shtetit.

Gazeta Shekulli – Tv Scan, 06.02.2013