Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK, 6 mln euro nga shitja e qymyrit

Kompania “Ex-fis” është shpallur fituese e ankandit të organizuar nga KEK-u për shitjen e qymyrit, e cila do të eksportojë edhe në disa vende të rajonit.

Kjo kompani ka dhënë një ofertë me 10 euro e 25 centë për blerjen e një toni të qymyrit, që ka qenë në lotin e parë. Kurse për lotin e dytë ka dhënë një ofertë 10 euro e 34 centë për tonelatë.

Në bazë të njoftimit për dhënie të kontratës, kompania “Ex-fis” do t’i paguajë Korporatës Energjetike të Kosovës 6 milionë e 90 mijë euro, shkruan Koha Ditore.

Prej tyre në lotin e parë janë dhënë 3 milionë e 91 mijë euro, kurse në lotin e dytë 2 milionë e 998 mijë euro.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i kompanisë “Ex-fis”, Lumi Muharremi, ka thënë se qymyrin që e kanë blerë nga KEK-u do ta shesin edhe në vendet e rajonit.

Revista Monitor, 04.12.2014