Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ planfikon shitjen e njësisë ‘me erë’ në Rumani

CEZ është duke menduar të shesë njësinë e prodhimit të energjisë nga era që zotëron në Rumani, e vendosur në Fantanele dhe Cogealac.

Kompania mund të shesë të gjithë njësinë e saj nëse merr një “ofertë të mirë”, tha Tomas Pleskac , kreu i Ndarjes Ndërkombëtare të CEZ.

Deri tani , disa investitorë institucionalë ndërkombëtarë kanë shprehur interes, shtoi Pleskac . Nuk ka detaje në lidhje me vlerën e ofertave të marra.

Zyrtari CEZ ka theksuar se kompania e tij nuk është nën presion për të shitur investimet e saj rumune dhe të gjitha bisedimet janë në fazat paraprake.

Revista Monitor, 07.04.2014