Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, marrëveshja, lehtësi për zbatimin e investimeve

Vendet nga ku do të kalojë gazsjellësi Trans-Adriatik, zotohen për një mbështetje ligjore të projektit, duke lehtësuar procedurat për zbatimin e investimeve. Ky është qëllimi i marrëveshjes tripalëshe, Shqipëri, Itali, Greqi, që do të nënshkruhet më 13 Shkurt në Athinë.
Drejtori i projekteve ndërkombëtare në Ministrinë e Ekonomisë, Dorian Duçka, thotë për RTV SCAN se,  kjo është marrëveshja përfundimtare që konsorciumi TAP nënshkruan me palët pritëse para se ti dorëzojë dokuemntacionin e plotë konsorciumit të Shah Deniz-it. Duçka e cilëson marrëveshjen që do të nënshkruhet më 13 Shkurt si hapin më të rëndësishëm përsa i përket zbatimit të projektit.
TAP është në garë me gazjsellësin Nabucco që nuk e ka arritur këtë marrëveshje me të gjitha palët pritëse. Vendimi përfundimtar për përzgjedhjen e projektit fitues nga konsorciumi i Shah Deniz do të merret gjatë muajit Qershor të këtij viti. Ndërkohë, qeveria shqiptare ka përfunduar nënshkrimin e marrëveshjeve me konsorciumin TAP për zhvillimin e tregut të gazit në vend si edhe zbatimin e projektit të gazsjellësit Joniano-Adriatik në rast se projekti TAP përzgjidhet fitues.

TV Scan, 04.02.2013