Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbardhet trafiku i naftës D2, tatimet gjobisin Bankers Petrolium, të implikuar funksionarë të policisë

Një tjetër skandal tronditës shfaqet në horizont me naftën në Shqipëri, ku protagonistë të kësaj afere, ashtu si gjithmonë, janë kompanitë e huaja që mbajnë qeverinë me para dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Konkretisht, kompania Bankers Petrolium, është gjobitur me 25 miliardë lekë nga Drejtoria e Tatimeve për trafikun e naftës D2. Kjo naftë shitej nga një kompani që është autorizuar nga qeveria shqiptare për ta importuar. Bankers Petrolium ka futur naftë D2 pa akcizë, duke mashtruar se e përdor për të venë në punë pajisjet e shpimit, ndërkohë që nafta pa taksa shpërndahet nëpër pika karburanti, duke minuar konkurencës e lirë. Nafta D2 shitet sistematikisht pa taksa në tregun vendas, ndërsa kompania Bankers Petrolium rregullon dokumentacionin sikur sasia i duhet asaj për të vënë në punë pajisjet e shpimit. Afera është konfirmuar nga Drejtoria e Tatimeve, e cila e ka gjobitur kompaninë për trafik, por skandali është konfirmuar edhe nga Gjykata e Tiranës, pavarësisht se gjykata, e ka mbyllur çështjen me procedurë. Gjatë një kontrolli, ekspertë e tatimeve konstatuan trafikun tronditës së naftës nga Bankers Petrolium dhe vendosën të gjobitnin kompaninë sipas ligjeve në fuqi. Po Bankers Petrolium ishte vetëm një hallë e trafikut. Koka e trafikut ishte në qeveri, ndërkohë që rezulton i përfshirë edhe një zyrtarë i lartë i Policisë së Shtetit, i njohur si njeriu i Berishës dhe i akuzuar për trafiqe nga ministra dhe ambasada amerikane. Ashtu si në trafikun e naftës Virgine, edhe në trafikun e naftës D2 janë përfshirë zyrtarë të Doganave, kompani karburantesh që i kanë blerë naftën pa taksa Bankers Petrolium si dhe ministra të kabinetit Berisha. Fitimet kanë qenë kolosale.
Argumentet e tatimeve
Sipas vendimit të gjykatës, Njësia e Tatim Paguesve të Mëdhenj Tiranë dhe Avokatura e Shtetit pranë Ministrisë së Financave kanë deklaruar se padia e Banker Petrolium është e pabazuar në ligj dhe duhet të rrëzohet, pasi detyrimet dhe penalitetet e vendosura ndaj saj janë të drejta dhe të bazuara në ligj. “Ne jemi organi kompetent për të ushtruar kontroll tek ky subjekt përfitues i ligjit nr. 61/2012 “Për Akcizat“ deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit të ri si dhe se ka kompetencë të dalë me vendim në çdo kohë meqenëse ka ushtruar kontrollin përkatës. Paditësi nuk ka asnjë bazë ligjore për të goditur aktet administrative si akte absolutisht të pavlefshëm por mund të pretendonte vetëm për pavlefshmëri relative të tyre. Gjithashtu, pala e paditur, iu referua Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 612 datë 05.09.2012 “Për dispozitat zbatuese të ligjit “Për Akcizat” duke thënë se është ai organi kompetent dhe ka të drejtën ligjore për ushtrimin e këtij kontrolli etj”, pretendojnë tatimet. Por, gjykata konkludon se padia e ngritur “Bankers Petroleum Albania LTD sha është e bazuar në ligj dhe në prova.
Bankers Petroleum
Bankers Petroleum Albania LTD është shoqëri tregtare e regjistruar pranë QKR me NIPT K43128401L, me administratorë Z. Leonidha Cobo dhe z. Bill Koutsouras. Referuar ekstraktit historik marrë nga QKR, shoqëria Bankers Petroleum Albania LTD ka qenë e regjistruar më datë 28.06.2004 me emrin tregtar Saxon Internatonal Energy Ltd-Albania Branch dhe që prej datës 17.11.2006 kjo shoqëri mban emrin Bankers Petroleum Albania LTD. Kjo shoqëri ushtron aktivitetin për kryerjen e operacioneve të hidrokarbureve.
Vendimi i Gjykatës
Gjithçka zbardhet nga vendimi i Gjykatës së Tiranës, vendim i cili është siguruar nga gazeta “SOT”. Sipas vendimit të gjykatës, me anë të shkresës nr. 519/12, dt. 22.06.2012 shoqëria Bankers Petroleum Albania LTD i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me kërkesë për pajisjen me autorizim për përjashtim nga akciza të Diesel 10PPM dhe lidhur me këtë kërkesë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lëshuar autorizimin nr. 13595/1 Prot. datë 27.06.2012, nëpërmjet së cilit përjashtonte nga akciza produktin e sipërpërmendur në rast se ai përdorej për qëllimin që ishte përcaktuar në kërkesë. Më pas nga ana e inspektorëve të Drejtorisë Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë (DRT) është ushtruar kontroll tek Bankers Petroleum. “Këta të fundit me shkresën nr. 17109/1 Prot. datë 28.09.2012, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë (DRT) ka njoftuar Bankers Petroleum Albania LTD mbi rezultatet e kontrollit dhe raportin e kontrollit përkatës. Në dt. 03.10.2012 pala paditëse ka kundërshtuar Raportin Paraprak të kontrollit pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore, NJTM dhe nuk është marrë parasysh nga pala e paditur pasi ka dalë me vendimin për “ Njoftim Vlerësimi tatimor”.
Argumentet e Bankers Petroleum
Bankers Petroleum nuk pretendon se gjoba e tatimeve është e padrejtë, por se kompetenca për nxjerrjen e aktit administrativ për detyrimet e akcizës nuk i ka më Organi Tatimor, por kjo kompetencë i ka kaluar Autoritetit Doganor. Për këtë arsye duke qenë se në pikëpamje të ligjit, organi vendimmarrës Drejtoria Rajonale Tatimore NJ.T.M nuk është organi kompetent për nxjerrjen e vendimit, Vlerësimi për detyrimet nr.17109/4 prot. datë 04.10.2012, i Drejtorisë Rajonale Tatimore dhe Raport Kontrollin nr. 17109/3 dt. 04.10.2012, Bankers Petroleum pretendon se këto akte administrative janë absolutisht të pavlefshëm. “Pala paditëse parashtroi se autoritetet kontrollues tatimore në rastin konkret kanë gabuar në interpretimin se përjashtimi nga akciza ka qenë vetëm për nevoja kërkimi dhe jo për “shpimet dhe shfrytëzimin”, pasi procesi i shpimit në vetvete është një pjesë përbërëse e operacioneve hidrokarbure. Ky proces zë vetëm një pjesë të vogël në përdorimin e nënprodukteve të naftës i vetmi autoritet i përcaktuar nga ligji dhe i bazuar në ekspertizën shkencore, është AKBN”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Gazeta Sot, 03.02.2013