Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ari turk blen gazin iranian edhe pse ky shkëmbim është i ndaluar me ligj

Bankat e Turqisë vazhdojnë të dërgojnë ar në Iran, megjithë presionin e Shteteve të Bashkuara për kontrollin e një tregtie në lulëzim “ar për gaz”, që e ndihmon Iranin të anashkalojë sanksionet ndërkombëtare. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones i hedh një vështrim shkëmbimit të arit turk me gaz iranian:
Këtë muaj dogana në Turqi bllokoi një avion turk mallrash që ishte nisur nga Gana drejt Iranit dhe thuhet se në të kishte një ton e gjysëm ar.
Vitin e kaluar, Teherani akumuloi sasi të mëdha ari, si mënyrë për të anashkaluar sanskionet e vëna, për shkak të programit bërthamor të vendit, për të cilin disa vende kanë shqetësimin se po përdoret për zhvillimin e kapaciteteve bërthamore.
Attila Jesilada, i firmës “Global Source Partners” në Stamboll, thotë se Turqia vazhdon të
“Shitjet e arit për Iranin realizohen përmes Zvicrës dhe Abu Dabit, por shumica e shitjeve vjetore për vitin e kaluar kapi vlerën e rreth 11 miliardë dollarëve, shumica e financuar përmes aksioneve të arit të popullit turk. Kjo sasi ari është bërë valuta kryesore e Iranit për të përmbushur nevojat me artikuj nga jashtë”.
Nëntorin e kaluar, zëvendëskryeministri turk Ali Babacan konfirmoi se Teherani e blen arin nga pagesat me lira turke që merr për ekportin e gazit në Turqi.
Irani ia shet 90 për qind të gazit të tij natyror Turqisë, duke u bërë furnizuesi kryesor me gaz për Ankaranë, pas Rusisë.
Për të mos lejuar tregtimin me ar, presidenti Obama këtë muaj nënshkroi një ligj që ndalon që Iranit t’i shiten metale të çmuara. Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Selcuk Unal thotë se Turqia nuk preket nga kjo masë.
“Turqia ka detyrim ligjor vetëm ndaj rezolutave të Këshillit të Sigurimit, ose ndaj sanksioneve të miratuara sipas nenit të shtatë.”

TV Ora News, 31.01.2013