Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shtrenjtohet nafta në SHBA

Çmimet e naftës së papërpunuar sot u rritën, të nxitura nga rezultatet e mira në sektorët përpunues të dy ekonomive më të mëdha botërore-SHBA dhe Kinë.
Nafta për dërgesë të orientuar në mars, në tregtimin  elektronik të bursës njujorkeze, u shtrenjtua për 26 centë, në 96,70 dollarë për barel, njoftuan mediat amerikane.
Në Londër “brent”-i evropian, që shfrytëzohet për përcaktimin e çmimit të llojeve të ndryshme të naftës së huaj, u shtrenjtua për dy centë, në 113,50 dollarë për barel. SHBA dje kumtuan se kërkesat afatgjatë të qëndrueshme nga sektori përpunues në dhjetor jashtëzakonisht është rritur.
Krahas kësaj, ka përparuar edhe sektori për patundshmëri, ndërsa kompanitë e mëdha kanë vërejtur rezultate të mira afariste. Analistë të shumtë konsioderojnë  se rikuperimi i ngadalshëm  i ekonomisë amerikane do të kapë  timonin deri në vitin 2014.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 29.01.2013