Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, Delavekuras: Vazhdojnë konsultimet 3 palëshe

Greqia deklaron se janë në vazhdim negociatat mes saj dhe Shqipërisë e Italisë për gazsjellësin TAP.
Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Gregori Delavekuras deklaroi se lidhur me gazsjellësin TAP, vazhdojnë të zhvillohen konsultimet për nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërqeveritare ndërmjet tre vendeve, Greqi, Shqipëri dhe Itali.
Në përgjigje të shqetësimit të gazetarëve se procedurat për nënshkrimin e një marrëveshjeje qeveritare po vonojnë, ndërsa koha po kalon, Delavekuras tha se projekti TAP është një plan strategjik është i një rëndësie të madhe për të treja vendet, por jo vetëm për ato.
“Është një projekt me rëndësi strategjike për vetë Bashkimin Evropian dhe ne shpresojmë se do të ketë një përparim pozitiv në periudhën e ardhshme. Shpresojmë që në të ardhmen të zbatohet ky porojekt me përfitime shumë pozitive për të gjitha vendet dhe Bashkimin evropian”, tha Delavekuras, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, pas lajmit se SHBA favorizojnë projektin rival, Nabucco për transportimin e gazit.

www.balkanweb.com, 25.01.2013