Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia dhe TAP në fokusin e takimit Haxhinasto – Gaiani

Ministri i Ekonomisë Haxhinasto takoi sot ambasadorin e Italisë në Tiranë Massimo Gaiani. Në takim u diskutua për intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e energjetikës dhe çështje të tjera në ekonomi.
Në vijim të nënshkrimit pak kohë më parë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë lidhur me projektin Trans Adriatic Pipeline (TAP), u diskutua për përfundimin e marrëveshjes ndërqeveritare mes tre vendeve lidhur me angazhimet konkrete të palëve në këtë projekt, planifikuar të firmoset në muajin shkurt.
Një tjetër çështje e fushës energjetike që u diskutua në takim, ishte dhe investimi në linjat e interkonjeksionit Shqipëri – Itali si dhe interesi i shprehur rishtas nga investitorë të tjerë në këtë projekt, i cili mendohet të ndërtohet paralel me gazsjellësin e TAP-it.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për realizimin e mundësive të bashkëpunimit në investime të tjera në fushën e energjisë, veçanërisht në projekte si ato mbi lumin Vjosë, etj.

energjia.al, 21.01.2013