Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konkurrenca shqyrton Blerjen e City Investement Holding nga VilOil

Autoriteti i Konkurrencës njofton se do të marrë në shqyrtim transaksionin e realizuar në bazë të “Marrëveshjes për blerjen e aksioneve” e nënshkruar midis palëve: shoqëria ‘City Investement Holding S.A’ dhe dy aksionere (të shoqërisë Viloil Sh.a). Kjo marreveshje ka ndodhur me datë 4 Shkurt 2012, me objekt përftimin e kontrollit të dy nga aksionereve te shoqërisë Viloil Sh.a, nëpërmjet transferimit të 70% të aksioneve të kapitalit themeltar nga shoqëria City Investement Holding S.A tek këta aksionare.
Viloil Sh.a: është një shoqëri shqiptare me veprimtari kryesisht në fushën e import-eksportit dhe tregtisë me shumicë dhe pakicë të hidrokrabureve dhe nënprodukteve të tyre, naftë, benzinë, vajra lubrifikantë, solar etj.
– City Investement Holding S.A: është një shoqëri zviceriane me objekt veprimtarie në tregtimin ndërkombëtar te naftës si dhe në menaxhimin financiar, blerjen dhe pjesëmarrjen në shoqëri të tjera të ngjashme etj;
Aktualisht, sipas të dhënave të Qendrës KOmbëtare të Regjistrimit, aksionerë të Vil Oil (që tregton marken e karburanteve Alpet) janë Apostol Goci dhe Albana Aliko me nga 50% të aksioneve secili, duke e kthyer Vil OIl në një kompani me aksionerë shqiptarë. Përpara realizimit të transaksionit, City Investement Holding S.A kishte 70% të aksioneve dhe dy aksionerët e sipërpërmendur zotëronin nga 15% të aksioneve secili.
Në vitin 2010, kompania realizoi një xhiro prej rreth 75 milionë euro, sipas të dhënave nga tatimet, duke u renditur e katërta nga shoqëritë e naftës, pas Europetrol, Kastrati, dhe Taçi Oil.

Revista Monitor, 10.01.2013

Njoftim paraprak përqendrimi
Rasti: Përftim kontrolli Viloil Sh.a – City Investement Holding S.A
Në datën 19 Dhjetor 2012, Autoriteti i Konkurrencës ka marrë njoftimin e transaksionit të realizuar në bazë të “Marrëveshjes për blerjen e aksioneve” e nënshkruar midis palëve: shoqëria ‘City Investement Holding S.A’ dhe dy aksionere (të shoqërisë Viloil Sh.a). Kjo marreveshje ka ndodhur me datë 4 Shkurt 2012, me objekt përftimin e kontrollit të dy nga aksionereve te shoqërisë Viloil Sh.a, nëpërmjet transferimit të 70% të aksioneve të kapitalit themeltar nga shoqëria City Investement Holding S.A tek keta aksionere.
Veprimtaria e palëve pjesëmarrëse:
– Viloil Sh.a: është një shoqëri shqiptare me veprimtari kryesisht në fushën e import-eksportit dhe tregtisë me shumcë dhe pakicë të hidrokrabureve dhe nënprodukteve të tyre, naftë, benzinë, vajra lubrifikantë, solar etj.
– City Investement Holding S.A: është një shoqëri zviceriane me objekt veprimtarie në tregtimin ndëkombëtar te naftës si dhe në menaxhimin finanaciar, blerjen dhe pjesëmarrjen në shoqëri të tjera të ngjashme etj;
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10, pika 1, shkronja b) dhe 12, pika 1 të Ligjit.
Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet duhet të paraqiten jo më vonë se 15 ditë nga publikimi i këtij
njoftimi.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me fax (nr 0355 4 2234 497), me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr “Sami Frashëri”, Nr 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.

energjia.al, 11.01.2013