Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Si “fshihet” KESH pas CEZ-it

Paradoksi i kolapsit që ka përfshirë sektorin energjetik: KESH i shet energji Greqisë me çmim shumë më të ulët se ai me të cilin ia shet CEZ-it që e shpërndan në familjet shqiptare. Analiza: Pse ‘kripjen’ e faturave dhe errësirën që po vjen, e shkakton jo CEZ, por makthet elektorale të qeverisë
Arsyeja pse sot paguajmë fatura të majme dhe prapë nuk kemi energji elektrike është e fshehur në qindra fletë kontratash tregtie, ku marifetxhinjtë që nuk mungojnë kurrë në këtë vend mund tia hedhin fajin kujtdo përvec vetes.
A është fajtor CEZ-i për faturat e kripura? Shumë njerëz do thoshin po, por e vërteta nuk është tamam ashtu. Është KESH-i nën varësinë e qeverisë që i shet energji CEZ-it dhe nga çmimi me të cilin CEZ-i blen këtë energji, varet dhe çmimi që shohim në faturat tona.
Ja një pyetje interesante: Me sa e blen CEZ-i energjinë nga KESH-i? Ose më saktë, me sa ia shet KESH-i energjinë CEZ-it? Shfletimi i një sërë dokumentash dhe tabelash zyrtare jep një përgjigje vërtet të papritur për këtë temë: KESH-i, ia shet energjinë CEZ-it me cmimet që i ju vendos tregtarëve që blejnë më shtrenjtë, pra atyre që për rrethana apo arsye të ndryshme blejnë mbi çmimet e tregut.
Dokumentacioni që DITA posedon thotë se KESH madje ka eksportuar energji elektrike në shtetet fqinje me një cmim 10 euro më të lirë se sa ja ka shitur CEZ-it në Shqipëri. Pra energjia që ndërmarrja shtetërore KESH shet në Greqi dhe shkon natyrisht për familjet greke, shitet më lirë se energjia që i shitet CEZ-it në Shqipëri, e cila shkon në familjet shqiptare (!).
Nëse KESH do i shiste energjinë CEZ-it, së paku me çmimin e tregut, fatura e qytetarëve për pagesën e energjisë elektrike do të ishte më e ulët. Që në momentin që CEZ sh.a bleu sistemin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri, kjo kompani është e destinuar të blejë energji nga KESH-i. Dhe KESH kryen manovra të tilla që rëndojnë cmimin e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset shqiptare, të cilat në padije të “detajeve” të kontratave kryqëzojnë CEZ Shpërndarjen si hallkën e fundit që ndeshet në mënyrë të drejtpërdrejtë me konsumatorin.
Enti Rregullator i energjisë e cila duhej të merrej me rregullimin e tregut në këtë rast, zbardh vetëm të dhënat e detajuara të CEZ për blerjen e energjisë, por lë brenda kësaj blerje të pazbardhur sasinë e importimit të energjisë nga KESH, duke e përmendur atë në terma të përgjithshëm.
Të dhënat zyrtare mbi abuzim e KESH
Nëse i referohemi të dhënave zyrtare të ERE,  KESH gjatë vitit 2011 dhe konkretisht në muajin Janar, atëherë kur ndodhën përmbytjet, ka eksportuar energji me një cmim 10 euro më të ulët se cmimi që ka importuar CEZ në të njëjtën periudhë të vitit. Cmimi i eksportit të realizuar prej KESH është  9,280,982 Euro/232,128 MW h – pra rreth 40 Euro/MW h, ose 10 euro më i ulët se sa cmimi i importit në të njëjtin muaj të këtij viti 2011 i realizuar prej CEZ. CEZ e ka një të drejtë të blejë energji dhe nga operatorë të tjerë për humbjet në rrjetin e shpërndarjes. Nëse për CEZ shpërndarje janë të dhënat e detajuara për sasinë e importimit të energjisë që ka të drejtë të blejë jashtë KESH, – për këtë të fundit nuk ka asnjë dokument të detajuar të ndarë në muaj nga ERE. Kjo e qartëson më shumë që CEZ është vënë në vështirësi nga KESH, duke e detyruar të blejë energji me një cmim shumë herë më të shtrenjtë se sa vetë KESH eksporton.

Gazeta Dita, 15.12.2012