Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Raiffeisen Bank merr dhe pjesen e Intesa Sanpaolo per kredine e KESH-it

VENDIM Nr. 777, datë 16.11.2012 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 693, DATË 10.10.2012 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E GARANCISË QEVERITARE, QË LËSHOHET NË FAVOR TË RAIFFEISEN BANK SHA, ALBANIA DHE INTESA SANPAOLO SHA, ALBANIA, NË KUADËR TË KONTRATAVE PËRKATËSE NDËRMJET KËTYRE BANKAVE DHE KESH SHA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 57 të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për manaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 10 487, datë 5.12.2011 “Për buxhetin e vitit 2012”, të ndryshuar dhe të nenit 3 të ligjit nr. 9665, datë 18.12.2006 “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në vendimin nr. 693, datë 10.10.2012 të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Miratimin e garancisë qeveritare, që lëshohet në favor të Raiffeisen Bank sh.a., Albania, në kuadër të kontratës së huas ndërmjet kësaj banke dhe KESH sh.a., për shumën ekuivalente, në lekë, të shumës 50 (pesëdhjetë) milionë euro.”.
2. Pika 2 shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

energjia.al, 04.12.2012