Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ arrin marrëveshje me zonat debitore

CEZ Shpërndarje sqaron se së fundmi është arritur një marrëveshje me autoritetet drejtuese të Njësisë Bashkiake Nr 6 në zonën e Kombinatit, Tiranë, si edhe me autoritetet e qeverisjes lokale te Mamurrasit dhe të komunav të Postrribës dhe asaj të Rrethinës në Shkodër, për bashkëpunim midis njësive vendore të sipërpërmendura, policisë dhe shoqërisë, në fushatën e ndërrmarë per shkëputjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes.
Sikurse është denoncuar gjatë gjithë kohës nga CEZ Shpërndarje, këto lidhje të paligjshme përvecse shkaktojnë difekte të rënda dhe dëme të mëdha në në rrjet, duke lënë zonat respektive pa energji,  ulin cilësinë e furnizimit me energji për klientët dhe gjithashtu, duke qenë jashtë të gjithë kushteve teknike, rrezikojnë edhe jetën e vetë banorëve. Në kuadër të fushatës për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, nëpërmjet të cilave vidhet energjia duke shkaktuar edhe dëme te pallogaritshme në rrjet, CEZ Shpërndarje njofton se që prej 1 Gusht 2012 të këtij viti, kanë hyrë në fuqi masa të reja penalizuese për abuzuesit, të aprovuara nga Enti Rregullator i Energjisë me vendim nr 109, siç edhe tregon tabela e mëposhtme, të cilën kërkojmë të vemë në dispozicion të të gjithë publikut

 

 

 

 

Grupi i Klienteve

A

Demi Ekonomik ne

 

 

 

Leke

Familjare

Nje Fazor, Tre Fazor

10-40

81,000

Jo familjare

Nje fazor

25

202,500

Jo familjare

Tre Fazor

40

405,000

Jo familjare

Tre Fazor

63

637,875

Jo familjare

Tre Fazor

80

810,000

.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

CEZ Shpërndarje në bashkëpunim me strukturat e qeverisjes lokale dhe policisë, është e vendosur të mos lejojë që konsumatorët të vjedhin apo mos paguajnë energjinë elektrike duke tejkaluar afatet kontraktuale duke sjellë dëme për të gjithë konsumatorët e tjerë. Të gjithë ata klientë debitorë që do të vazhdojnë të injorojnë detyrimet për pagesat e faturave të energjisë dhe furnizohen me energji në mënyrë të paligjshme, do të kallëzohen nga kompania për ndjekje penale.  

energjia.al, 04.12.2012