Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bilanci i Tregtisë së Jashtme tetor 2012

Sipas INSTAT, në tetor 2012 u eksportuan 19 miliard lekë mallra, me ulje 1.1 përqind në krahasim me Shtator 2012 dhe rritje me 11 përqind në krahasim me Tetor 2011.
U importuan 46,5 miliard lekë mallra me ulje 0.02 përqind në krahasim me Shtator 2012 dhe ulje 1.8 përqind në krahasim me Tetor 2011.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 27,5 miliard lekë, duke shënuar një rritje prej 0.7 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 9.1 përqind krahasuar me Tetor 2011. Tregtia me vendet e BE është 67.7 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 42.1 përqind, ndërsa me Greqinë është 7.5 përqind.
Krahasimi me muajin paraardhës, Eksporti i grupit “Prodhime druri dhe letre” u rrit 40.8 përqind, “Ushqime, pije, duhan” u rrit 26.2   përqind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 7.2 përqind, etj. Eksporti i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u ul 8 përqind. Importi i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 24.3 përqind, “Tekstile dhe këpucë” u rrit 19.5 përqind. “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 13.4 përqind, etj. Importi i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u ul 9.9 përqind.

energjia.al, 23.11.2012