Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Importi për tetorin, OSHEE blen 12 milionë euro energji

Situata e vështirë hidrike ka detyruar Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë që shumicën e energjisë gjatë këtij viti ta sigurojë në tregun e lirë përmes importeve. Së fundmi OSHEE njoftoi se ka mbyllur procedurën e radhës duke siguruar furnizimin e konsumatorëve fundorë edhe për muajin tetor. Në tenderin e realizuar së fundmi OSHEE njoftoi se do të shpenzojë rreth 12 milionë euro që do të shkojnë për të mbuluar nevojën për energji dhe procedura përfshinte blerjen në dy profile.

“Totali i energjisë elektrike e ofruar dhe kërkuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. për çdo profil është si me poshtë: Profil: Loti 1, 148,800.00 MWh e konvertuar në vlerë monetare 10,700,282.40 Euro, me një çmim mesatar prej 71.91 Euro/MWh. Profil: Loti 2, 16,000.00 MWh e konvertuar në vlerë monetare 1,257,569.60 Euro, me një çmim mesatar prej 78.60 Euro/MWh” thuhet në raportin final të procedurës.

Kjo është procedura e tretë që OSHEE zhvillon gjatë këtij muaji për të mbuluar konsumin në vend. më herët në datë 19 tetor OSHEE shpenzoi 1.3 milionë euro për blerjen e 19 mijë MWh me një çmim mesatar prej 76.99 euro/MWh.

Po kështu në javën  e dytë të shtatorit zhvilloi një tjetër procedurë për një sasi  31,680 MWh e konvertuar në vlerë monetare 2,1 Euro, me një çmim mesatar prej 69.11 Euro/MWh.

Pothuajse çdo muaj nga fillimi i vitit OSHEE ka pasur procedura të vazhdueshme për të siguruar energji në tregun e lirë duke qenë se Korporata Elektronenergjetike Shqiptare nuk ka pasur mundësi që të prodhojë por vetëm të bëjë optimizim të portofolit të saj.

KESH sipas kuadrit ligjor duhet t’i garantojë OSHEE-së sasinë e energjisë që është e nevojshme për të plotësuar furnizimin e konsumatorëve fundorë. Tepricat gjenerimi mund t’i shesë në treg të lirë me çmimin që përcaktohet nga kërkesë-oferta.

Monitor,  27.09.2019