Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kriza: ERE i alokon KESH-it dhe kapacitet e interkonjeksionit te Dhjetorit

VENDIM Nr. 152 Datë 12.11.2012 PËR RISHIKIMIN E RREGULLAVE TË TREGUT SHQIPTAR TE ENERGJISE ELEKTRIKE MIRATUAR ME VENDIMIN E BORDIT TË KOMISIONERËVE NR. 68, DATË 23.06.2008
Në mbështetje të nenit 8, pika 2, gërma ç, paragrafi “ii”, 9 dhe 54 të Ligjit nr. 9072, datë 22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, të ndryshuar, nenit 26 të Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s, miratuar me Vendimin të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, nr. 21, datë 18.03.2009, te ndryshuar, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 12.11.2012, mbasi shqyrtoi relacionin e Drejtorisë Juridike dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Drejtorisë së Liçensimit dhe Monitorimit të Tregut, ne lidhje me nisjen e procesit te rishikimit te Rregullave te Tregut Shqiptar te Energjisë Elektrike,
Vendosi:
1. Ne Kapitullit X, te Rregullave te Tregut Shqiptar te Energjisë Elektrike, miratuar me Vendimin e Bordit te Komisionerëve nr. 68, date 23.06.2008, te shtohet pika 2 me permbajtjen si vijon: “Cdo pjesetar i tregut, që ka përgjegjësi për sigurinë e furnizimit me energji elektrike, kur argumenton që rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike e konsumatorëve fundorë, mund të bëjë kërkesë në ERE, që Bordi i Komisionereve të alokojë me të drejta të siguruara kapacitetet e lira të muajit pasardhës, pa cënuar të drejtat e rezervuara në ankandet vjetore.
Bordi i Komisionerëve do vendosë rast pas rasti, për periudha jo më të gjata se një muaj, mbi bazë të argumentave të paraqitura në kerkesë.
2. Drejtoria Juridike dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë shoqëritë KESH sh.a, OST sh.a, CEZ Shpërndarje sh.a dhe shoqatën AEES, për vendimin e Bordit të Komisionerëve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

energjia.al, 16.11.2012