Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta mbështetje nga tensioni në Gaza

Kontratat e naftës kanë ruajtur vlerat e një dite më parë dhe janë në trend rritës. Të mërkurën kontratat e naftës u rritën pas ofensivës së izraelit në rripin e Gazës që rezultoi me vrasjen e një prej drejtuesve më të lartë të Hamas. Ofensiva izraelite pritet të vazhdojë për shumë ditë me radhë dhe ka krijuar kushtet e invazionit ushtarak në këtë enklavë palestineze.
Situata rriti tensioni gjeopolitik në lindjen e mesme dhe ka krijuar kushtet për çrregullim të furnizimit botëror me naftë bruto duke rritur me 1% naftën bruto një ditë me parë dhe në ditën e sotme kontratat ruajnë këtë trend rritës. Tensionimi i situatës ka lënë në plan të dytë shqetësimet e investitorëve për ekonominë globale dhe nafta në ndryshim nga të gjitha stoqet me risk është në trend rritës. Aktualisht nafta bruto Brent e Londrës për  dhjetorin u rrit 15 cent në 109.76 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për dhjetorin u rrit 2 cent në 86.34 dollarë për fuçi.

TV Scan, 15.11.2012