Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në 3 mujorin e parë të 2013, pritet vendimi final midis TAP dhe Nabucco

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, zhvilloi dje një takim me z. Michael Hoffman, Drejtor i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë i TAP-it.
Zoti Hoffman falenderoi Qeverinë shqiptare për ndihmën dhe mbështetjen e plotë që po i jep këtij projekti. Ai theksoi se në 3 mujorin e parë të vitit 2013, konsorciumi i Shah Deniz pritet të marrë një vendim përfundimtar për përzgjedhjen midis gazsjellësve TAP dhe Nabucco. Për këtë arsye, shtoi ai, duhet të përshpejtojmë hapat për nënshkrimin e marrëveshjes teknike, midis 3 vendeve të interesuara, ndoshta brenda këtij viti.
Ministri Panariti theksoi edhe një herë rëndësinë stategjike që ka projekti TAP, jo vetëm për sigurinë energjetike të 3 vendeve të interesuara, por për mbarë rajonin dhe Evropën. Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë dhe institucioneve përkatëse shqiptare, për të kryer të gjitha hapat e nevojshme që ky projekt madhor të finalizohet me sukses.

energjia.al, 07.11.2012