Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten financimet, Eschemann: Prioritet, energjetika dhe uji

Kriza ekonomike evropiane nuk do të ndikojë tek financimet e Bankës gjermane KfW në projektet ndaj Shqipërisë. Madje kjo bankë pritet të rrisë financimet për projekte në energjetikë, ujësjellës dhe kanalizime për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Në një intervistë për “AS”, Drejtori rajonal i KfW-së, Rene Eschemann, konfirmon financimin në rritje nga kjo bankë, për projektet shqiptare.
“Ne jemi një partner i besueshëm sidomos në këtë kohë krize. Ne nuk do të reduktojmë angazhimin tonë në rajon dhe Shqipëri. Madje në një masë të caktuar do të rrisim financimet. Do të qëndrojmë këtu edhe në të ardhmen, për të asistuar një mori sektorësh, veçanërisht në sektorët më kyç, që janë ai furnizimit me ujë dhe energjisë”,-tha ai.
Drejtori i bankës gjermane shprehet se po shihet mundësia që KfW-ja të zgjerojë sektorët që mund të financohen prej saj.
“Sektorët prioritarë për ne janë ai i furnzmit me ujë, kanalizimet dhe energjia elektrike. Por ne do të shtojmë vëmendjen tonë edhe përsa i përket menaxhimit të inerteve, siç është projekti i Korçës dhe ai i Pogradecit, që po realizohen në bashkëpunim me pushtetin vendor. Financimi i projekteve aktuale që po zbatohen në Shqipëri kapin vlerën 22 milionë euro”,-u shpreh Eschemann.
Banka gjermane ka financuar projejktin e ujesjellësit dhe kanalizimeve në Pogradec, Korçë e Kavajë. Gjithashtu edhe në sektorin e energjisë, është financuar projekti i linjës energjetike të jugut të vendit. Banka është në negociata me qeverinë për financimin e projektit të interkonjeksionit me Kosovën.

TV Albanian Screen, 04.11.2012