Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zvicra investoi 10.5 milionë euro për trafon “Gjilani 5”

Investimi në trafostacionin elektroenergjetik, i njohur si “Gjilani 5”, llogaritet investimi me vlerën më të madhe në rajonin e lindjes së Kosovës. Sipas Fadil Osmanit, menaxher në zyrën e projekteve në Gjilan, ky investim vjen nga shteti zviceran dhe ka një kosto prej 10.5 milionë eurove.
Sipas Azem Mujkut, nga drejtoria e shërbimeve publike, ky investim e zgjidh problemin e furnizimit me energji elektrike. “Realisht ky trafostacion (110/20 KV) e stabilizon furnizimin me energji elektrike të Gjilanit për 50 vjetët e ardhshëm”.
“Nga ky investim, tani e tutje Gjilani nuk mund të mbetet pa rrymë sepse i ka të hapura dhe të lidhura të gjitha nyjat përçuese prej nga mund të furnizohet me energji elektrike”, tha Mujku për rajonipress.
Ky projekt i nisur në vitin 2008, pritet të kryhet brenda pak ditësh dhe të futet të funksion.

Gazeta Koha Ditore, 31.10.2012