Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

NYT: Irani central bërthamor nëntokësor për pasurimin e uraniumit

Shërbimet sekrete të disa vendeve janë të bindura se gjatë javëve të fundit, Irani pothuajse ka përfunduar ndërtimin e një centrali nëntokësor për pasurimin e uraniumit.
“Me një fjalë, programi i kundështuar bërthamor i Iranit ka shkuar shumë përpara, pavarësisht sanksioneve të rënda ekonomike kundër këtij vendi”, shkruan edicioni on-line i gazetës amerikane “New York Times”.
“Sipas të njëjtave burime, me këtë përshpejtim të kohës, Teherani do të ushtrojë presion më të madh gjatë negociatave të mundshme të drejtpërdrejta me SHBA-në apo aleatët e saj”, shton gazeta.
Zona e sipërcituar bërthamore, që ka rreth 3 000 centrifuga dhe që quhet “Fordo”, gjendet nën tokë, në brendësi të një mali, pranë një baze ushtarake dhe qytetit të shenjtë, Kum. 

www.balkanweb.com, 26.10.2012