Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Borxhet e Ujësjellësit ndaj KESH, Bashkia Përmet mbyll dyert: S’kemi para!

Bashkia e Përmetit mbyll dyert dhe pezullon punën në një afat të pacaktuar.
Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe, bëri të ditur se shkak është bërë bllokimi i grantit vjetor që jepet nga pushteti qendror për Përmetin. ‘Vendimi u mor sot pas një mbledhjeje urgjente. Nuk kemi para për të paguar punonjësit’.
Jaçe shpjegon se zanafilla janë borxhet e papaguara ndër vite të Ujësjellësit ndaj kompanisë CEZ. Por, sipas Jaçes, borxhet e Ujësjellësit kanë qenë në një periudhë kur Ujësjellësi nuk administrohej nga Bashkia, por nga pushteti qëndror.
Sipas Jaçes, Qeveria ka kushtëzuar Bashkinë të paguajë CEZ për borxhet e Ujësjellësit dhe më pas do lirojë grantin vjetor.
Bashkia thekson se, nuk ka para të paguajë për ushqimin dhe ngrohjen në çerdhe, shkollat mbeten po kështu pa ngrohje, punonjësit e Bashkisë gjithashtu si dhe gjelbërim-pastrimi etj.
Jaçe tha se, punonjësit nuk pranojnë të punojnë nëse nuk paguhen.

www.balkanweb.com, 09.10.2012