Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE: KESH, CEZ, OST kërkojnë rritjen e çmimit të energjisë vitin e ardhshëm

Kompanitë energjetike CEZ Shpërndarje, KESH dhe OST kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të energjisë për ndryshimin e tarifave të energjisë për vitin e ardhshëm. Bordi i komisionerëve të ERE-s ka vendosur në mbledhjen e sotme që të shtyjë marrjen në shqyrtim të aplikimit të KESH, për rritje të çmimit të energjisë që furnizon CEZ-in me 2,9%, pasi kërkonte të dhëna shtesë. Të dhëna shtesë i janë kërkuar edhe kompanisë CEZ në aplikimin e saj.
“Gjatë diskutimit që kemi pasur me grupin e punës në mbledhjen e konsultative me bordin e komisionerëve është vendosur që ky aplikim të plotësohet dhe të jetë në kushtet të cilat, rregullorja e metodologjisë për llogaritjen e tarifave të gjenerimit dhe furnizuesit publik me shumicë, të bëjë të mundur bordin e komisionerëve që të gjykojë në lidhje me tarifat që kjo kompani ka kërkuar. Në mbledhjen e sotme është shtyrë vendimmarrja për fillimin e procedurave të shqyrtimit të tarifave të KESH”, tha Eduart Elezi, Drejtor Juridik i ERE.
Ekspertët e Entit Rregullator të Energjisë shpjegojnë se vetëm pasi të paraqiten të dhënat e plota që verifikojnë kostot reale të kompanive energjetike, ERE do të marrë një vendim për çmimin.
“Shoqëritë kanë aplikuar në lidhje me tarifat ndërmjet operatorëve dhe ky proces zgjat deri në dhjetor, derisa ERE të përcaktojë tarifat mes operatorëve. Çmimi i energjisë elektrike tek fundorët është i përcaktuar tashmë, gjithsesi është bordi i komisionerëve që vendos për tarifat mes operatorëve”, shtoi Elezi.

www.balkanweb.com, 20.09.2012

ERE: Njoftim per shtyp
Nga shqyrtimi paraprak i aplikimit te KESH sh.a. per perditesimin e tarifave te prodhimit te energjise elektrike dhe te furnizimit publik me shumice per periudhen 2012 – 2014, Bordi i Komisionereve te ERE-se, ne mbledhjen e tij te dates 20 shtator 2012, pasi konstatoi se ne kete aplikim nuk jane marre ne konsiderate disa nga detyrimet e përcaktuara ne kuadrin rregullator dhe konkretisht ne lidhje me:
1. Prodhimin vjetor neto nga burimet hidrike per kompanine publike te gjenerimit per qellim te llogaritjes se shitjes me shumice nga FPP te FPP dhe OST.
2. Vlera e realizuar te investimeve sipas grupeve te aseteve per vitin 2011 dhe per periudhen Janar – Gusht 2012.
3. Te ardhurat nga eksporti per vitin 2012.
4. Rakordimi i kerkeses per shitje te energji elektrike me kerkesen e CEZ Shperndarje sh.a
5. Kerkesa te tjera per detajimin e te dhenave.
Vendosi te shtyje vendimmarrjen per fillimin e procedurave per shqyrtimin e aplikimit deri ne plotësimin e informacionit te kërkuar nga ERE.

energjia.al, 20.09.2012

Eksklusive: Mbas CEZ-it, ERE ndryshon dhe cmimet e shitjes se KESH-it per periudhen 2012-2014
ERE njofton se ditën e enjte datë 20.09.2012, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Komisionerëve sipas këtij rendi dite:
1. Lidhur me fillimin e proçedurave per shqyrtimin e aplikimit te KESH sh.a, per axhustimin/perditesimin e tarifave te sherbimeve te prodhimit/shitjes me shumice, te energjise elektrike per periudhen 2012-2014.

energjia.al, 20.09.2012