Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Edi Rama flet per here te pare per privatizimin e Albpetrol-it

Privatizimet e fundit, cili është qëndrimi i opozitës?
Për ALBETROL kemi qenë që në filim kundër skemës së privatizimit, është një skemë që i jep një subjekti privat jo vetëm fuqinë e një Ministrie nafte, por i siguron dhe një element themelor energjitik. Si ka mundësi të privatizohet një ekskluzivitet, ai i gërmimeve në det që i jepët një subjekti privat dhe privatizohet e ardhmja. Që të privatizosh nuk është mëkat, por mënyra është e gabuar. Një qeveri privatizon për më tepër eficencë dhe të ardhura, populli është viktima e një marramendje nga ku rrezikon të përfundojë për tokë. Do ta ndjekim deri në fund dhe me shumë vëmendje, nuk e dimë cpërban kjo ofertë që është konsideuar spektakolare, por është më e ulët se vlera reale. Qeveria merr dhe privatizon llotarinë kombëtare, e cila është një lojë ku qeveria fton qytetarët në një bixhoz kolektiv, nga i cili përfiton gjithë publiku. Kemi shëmbullin e Olimpiadës në Britaninë e Madhe, e cila u vendos për të fuqizuar investimet publike. Këtë do bëjmë dhe ne, do ti kalojmë këto të ardhura si të ardhura publike. Ne do ta bëjmë këtë pa shkelur asnjë ligj dhe asnjë të drejtë, kush ka marrë para pa fund në kurriz të publikut do t`ja kthejë ato publikut.
Do ndryshojnë modelet e bizneseve klientele nëse vini në pushtet?
Ndryshimi në vitin tjetër nuk do të jetë ndryshimi i karrigeve, ndryshimi do jetë radikal në politikën e të qeverisurit. Sot dështoi për herë të dytë privatizimi i HECEVE, janë ndërtuar 4 vitet e fundit me paratë e shqiptarëve dhe janë komplet ne eficensë. Pyetja është se pse duhet të shiten këto, pse kjo pasuri e përbashkët duhet ti shkojë X apo Y.

TV Ora News, 14.09.2012 (Interviste tek emisioni Tonight Ilva Tare)