Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Durrës, banorët mbajnë peng tre punonjësit e CEZ në Përlat

Kompania CEZ Shpërndarje njofton se banorët e fshatit Përlat të Durrësit kanë marrë peng tre teknikë dhe makinën e tyre. Sipas kësaj kompanie kjo situatë ka ardhur pasi gjatë ditës së djeshme ju është ndërprerë energjia elektrike banorëve të cilët nuk e paguajnë energjinë.
Pas ndërprerjes së energjisë nga punonjësit e CEZ, banorët e Përlatit e lidhën vetë atë. Menjëherë pas rikthimit të energjisë, teknikët e CEZ e ndërprenë sërish energjinë duke shkaktuar irritim tek banorët të cilët po mbajnë peng tre teknikët e kopmanisë së bashku me makinën e tyre.
Aktualisht në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë të cilat po tentojnë që të qetësojnë situatën e tensionuar që është krijuar mes banorëve dhe punonjësve të CEZ.

Gazeta Shqiptarja.com, 08.09.2012