Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Haxhinasto: Në shtator priten privatizimet më strategjike të veprave publike

Jemi në prag të periudhës se privatizimeve strategjike. Ministri i Ekonomisë, konfirmoi edhe njëherë se në shtator pritet të hapen edhe ankandet e mëdha për privatizimin e Albpetrolit, kater hidrocentraleve shtetërore si dhe një një sërë asetesh të tjera më të vogla. I ftuar në studion e ABC news, ministri Haxhinso theksoi se ministria është angazhuar që këto procese të jenë sa më të shpejta dhe sa më transparante me qëllim që të ardhuarat e përfituara të futen sa më parë në qarkullim.
Sipas numrit një të ekonomisë për këto privatizme janë të interesuar deri tani investitorë të huaj, por edhe vendas.
Një tjetër prioritet, ku është e fokusuar dikasteri i ekonomisë është edhe projekti i gazesjellesit TAP. Sipas Haxhinastos së fundimi ka përfunduar me sukses, ajo fazë që do e çojë marrëveshjen drejt fazës finale.
Ndër të tjera, minsitri Haxhinasto u shpreh gjatë fjalës së tij, se ministria që ai drejton ka rivitalizuar një Task Forcë, e cila po kontrollon aktivitetet në sektorin minerar.

TV ABC News, 31.08.2012