Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, në shtator marrëveshja e parë politike

Menjëherë pas përfundimit të sezonit veror, tri vendet nga ku do të kalojë gazsjellësi TAP ( Trans Adriatik Pipeline), Italia, Greqia dhe Shqipëria do të nënshkruajnë të parën marrëveshje politike mes tyre. Kjo marrëveshje do të përbëjë edhe raundin e parë të tryezës mes vendeve që janë përfshirë në projektin që do të synoj të transportojë gaz nga fushat e Shah Deniz në Azerbajxhan për në Europë. Ajo do të shërbejë si shprehje e vullnetit politik për të tri vendet nga ky do të kaloj ky gazsjellës. Raundi i dytë do të nisë në fillim të vitit 2013.
Në lidhje me këto marrëveshje Azerbajxhani edhe pse i vlerëson si të rëndësishme ka shprehur qëndrimin e tij neutral. Burimet zyrtare, azerbajxhanase janë shprehur se janë duke ndjekur me kujdes dhe nga afër procesin e përzgjedhjes së dy opsioneve të projektit që janë në lojë, po kështu edhe me vendet transitore që janë përfshirë në garë.
Të gjithë anëtarët e konsociumit të Shah Deniz, por edhe qeveria e Azerbajxhanit e kanë konsideruar si tepër të rëndësishme që në garë janë vënë dy projekte tepër konkurruese me njëra-tjetrën.
TAP është dizenjuar dhe synon që të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë dhe Shqipërisë (përmes detit Adriakit) për në pjesën jugore të Italisë e më pas thellë në Europën Perëndimore. Kapaciteti fillestar do të jetë 10 miliardë metra kub në vit me synimin dyfishimin e kësaj shifre. Kompanitë aksionare të TAP-it janë : zvicerania “EGL” (42.5%), norvegjezja  “Statoil” (42.5%) dhe gjermania “E.ON Ruhrgas” (15%).

Revista Monitor, 17.08.2012