Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

INSTAT: Ushqimet më lirë, shtrenjtohet karburanti

Edhe në muajin korrik konsumatorët kanë blerë më lirë ushqimet, pasi tashmë tregu vendas furnizohet më së shumti prej prodhimit të vendit. Sipas INSTAT, kategoria ‘ushqime dhe pije joalkoolike’ ka shënuar një ulje prej 0.4 për qind, krahasuar me muajin qershor të këtij viti. Ndërsa raportohet me një ulje prej 0.2 për qind e indeksit të çmimeve të konsumit.
“Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2012, arriti 112.0 përqind kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një  ulje  prej  0.2  përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin Korrik është 2.7 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.6 përqind”, bën të ditur INSTAT.
Mallrat e shportës në tërësi kanë pasur tendencë për të ulur çmimet gjatë muajit korrik krahasuar me qershorin. Mes tyre, qiraja mujore në këtë periudhë është bërë më e lirë, me 0.1 për qind, ndërsa transporti ka shënuar rritje me 0.6 për qind. Ndryshe nga muaji  kaluar karburantet gjatë këtij muaji, janë rritur përkatësisht: nafta me 2. 0 përqind dhe benzina 0.7 për qind.

TV Albanian Screen, 06.08.2012