Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miners kërkojnë baza të reja me energji të lirë

Norvegjia dhe Suedia po ofrojnë një mundësi për “prodhuesit” e kriptovalutave që të përfitojnë nga energjia e lirë elektrike dhe temperaturat e ulëta për të vënë në punë dhe ftohur serverat e tyre. Islanda ka qenë vendi më popullor në Europë për gërmuesit e valutave dixhitale si Bitcoin dhe Ethereum.

Megjithatë, në 6.5 dhe 7.1 cent për kilovatorë në mënyrë respektive, çmimet e energjisë në Suedi dhe Norvegji janë më të lira krahasuar me 8 cent për Islandën dhe mesatares europiane prej 11 cent. Ky interes përbën lajme pozitive për firmat e shërbimeve utilitare në këto dy vende.

Ofrimi i energjisë për gërmuesit e kriptovalutave është një pjesë shumë e vogël e biznesit të tyre, por Vattenfall dhe Statkraft, dy firmat e zotëruara nga shteti, kanë bërë të ditur se e shohin si një mundësi. Gërmuesit kërkojnë energji për qindra servera në të njëjtën kohë për të prodhuar kriptovalutat, nëpërmjet zgjidhjes së ekuacioneve matematikorë në kompjuter.

Gërmuesit e Bitcoin pritet të përdorin rreth 130 teravatorë këtë vit, që përputhet me konsumin e Argjentinës apo me projeksionet e përdorimit të të gjithë makinave elektrike në botë deri në mes të 2020-ës. Firma kineze prodhuese e kriptovalutave, Bitmain, që është më e madhja në botë, ka bërë të ditur se po heton potencialin e Norvegjisë dhe Suedisë. Kina përbën për 70% të industrisë së gërmimit të kriptovalutave, por dekurajimi nga autoritetet i ka detyruar këto që të kërkojnë vende të tjera.

Scan Tv,  11.04.2018