Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjigandi italian Enel interes për TAP, do të blejë 10-20% të aksioneve

Gjigandi energjitik italian Enel është i interesuar të blejë një pjesë të aksioneve të projektit Trans-Adriatik Pipeline që planifikon ndërtimin e një gazsjellësi nën detin Adriatik dhe që do të kalojë nëpër Greqi, Shqipëri dhe Itali për të sjellë gazin natyror nga Azerbajxhani në Europë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Rojters, e cila citon një burim brenda projektit TAP. “Enel është i interesuar të blejë një kuotë prej 10 deri në 20% të aksioneve”- ka thënë burimi në fjalë.
Blerja, sipas këtij burimi do të bëhet në fillim të shtatorit, kur pritet edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje mes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë në nivel ministror.
Ndërkohë, sipas mediave italiane edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Korrado Passera ka konfirmuar interesimin e qeverisë italiane, që kontrollon Enel, për këtë gazsjellës. Projekti në fjalë konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në Europë, pasi do të reduktojë varësinë e shumë shteteve europiane nga gazi rus.

www.balkanweb.com, 20.07.2012