Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Durrës, gjendet një celular-bombë pranë një karburanti (update)

Një telefon celular i mbështjellë me natriban është gjetur mesditën e sotme rreth orës 12:00, pranë një karburanti në lagjen 14 të Shkozetit, në Durrës.
Menjëherë pas sinjalizimit nga punëtorët e karburantit është alarmuar policia, nga të dhënat e para të së cilës dyshohet se bëhet fjalë për një celular-bombë. Blutë e qytetit bregdetar deklarojnë se celulari tip Nokia ishte i mbështjellë me eksploziv, por fatmirësisht i paaktivizuar.
Policia me të mbërritur në vendngjarje ka rrethuar zonën. Pranë karburantit ku u gjet celulari bombë mbërritën edhe ekspertët xhenierë, të cilët pas disa orësh punë arritën të çaktivizojnë eksplozivin.
Sipas grupit hetimor, dyshohet që celulari-bombë mund të ketë rënë aksidentalisht nga ndonjë automjet, i cili mund të jetë furnizuar me karburant.
Edhe pse ende nuk dihet cili ka qënë objektivi për tu vendosur kjo bombë, specialistët nënvizojnë se, ky celular bombë ishte i lidhur me një tel me dy kallëpe tritoli, i paaktivizuar dhe mund të shpërthente nëse aktivizohej nga një celular tjetër.

www.balkanweb.com, 12.07.2012