Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers Petrolium, program investimesh për Patos-Marinëz

Në platformën e kompanisë së njohur kanadeze përfshihet dhe kreditimi i fermerëve.
Kompania kanadeze e nxjerrjes së naftës “Bankers Petrolium” ka hartuar një program dyvjeçar investimesh për komunitetin e zonës Patos-Marinëz ku dhe operon prej vitesh kjo kompani. Në këtë program përfshihen investime për mbështetjen e sektorit bujqësor-blegtoral, shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara, krijimin e miniparqeve, lulishteve, ambienteve sportive, çlodhëse dhe argëtuese, organizimi i trajnimeve profesionale dhe nxitja e grave në sipërmarrje. Sipas burimeve zyrare të kompanisë “BANKER”, një ndër programet më me interes shihet ai i trajnimit të rreth 1000 fermerëve e blegtorëve, nga specialistët dhe ekspertët më të mirë të kësaj fushe. “Programi i trajnimit synon aftësimin tekniko-profesional të fermerëve për të përfituar pajisje të reja, përvojë dhe eksperienca bashkëkohore për mbjelljet, kultivimin, trajtimin, që do të ndikonin në menaxhimin e prodhimit, futjen në treg dhe rritjen e të ardhurave social-ekonomike nga fermat. Pra, mundësi konkrete punësimi dhe zhvillimi me ritmin e kohës dhe sipas standardeve të botës perëndimore”, shprehen burimet. Gjithashtu, në platformën e kompanisë kanadeze për bashkëpunimin me komunitetin dhe investimet në shërbim të tij, përfshihet dhe kreditimi i fermerëve, ofrimi i tregjeve dhe tregtarëve pranë tyre, organizimi i vizitave të fermerëve dhe subjekteve të suksesshëm të agrobiznesit në këtë zonë e anasjelltas, për të shkëmbyer përvojat dhe eksperiencat. Programi parashikon një frymëmarrje më të gjerë social-ekonomike për zhvillimin e kësaj zone nga më të pasurat në vend, por që momentalisht për një sërë arsyesh vuan varfërinë dhe ndotjen e tejskajshme.

Gazeta Rilindja Demokratike, 10.07.2012