Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Video “Prifti-Beqiraj” vendimi shtyhet për në muajin shtator

Gjykata e Lartë ka shtyrë për në vjeshtë procesin ndaj dy ish- zyrtarëve të lartë të ministrisë së Ekonomisë, Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj, të akuzuar për korrupsion. Kolegji Penal nuk e zhvilloi seancën e radhës për shkak të mos formimit të trupës gjyqësore. Seanca ka zgjatur pak minuta, aq sa relatorja e çështjes Mirela Fana njoftoi palët për shtyrjen e gjykimit për në vjeshtë, konkretisht në 10 shtator.
Shkak i mosformimit të trupës gjyqësore u bë mungesa e njërit prej anëtarëve, Aleksandër Muskaj. Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish- zv/ ministri i kësaj ministrie, Leonard Beqiraj, akuzohen për korrupsion pas publikimit në media të një videoje të fshehtë, ku ata shfaqeshin duke ndarë një sasi te konsiderueshme parash me njëri-tjetrin. Shuma që ata kanë ndarë shkon në plot 70 mijë euro, para këto që prokuroria thotë se janë marrë si rezultat i abuzimit në tendera.
Prokuroria ka marrë në pyetje mbi 100 persona por që në fakt asnjëri prej tyre nuk ka treguar korrupsionin e dy zyrtarëve të lartë. Prokuroria mjaftohet me faktin se valuta është në euro dhe jo në lek, gjë e cila të shton dyshimet se në rastin konkret kemi të bëjmë me afera korruptive.

Gazeta Shqiptarja.com, 30.06.2012