Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prezantohet raporti ne kuader te konferences Rio +20

Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, zoti Fatmir Mediu mori pjese ne konferencen e organizuar ne kuader te te angazhimit te Shqiperise ne Konferencen e Kombeve te Bashkuara per Zhvillimin e Qendrueshem Rio+20. Ne kete konference u paraqit edhe nje raport faktmbledhes per situaten mjedisore ne Shqiperi, si prioritet e objektivat mjedisore qe duhen realizuar, me pikesynime te qarta drejt nje ekonomie te gjelber, si dhe duke e konsideruar Shqiperine pjese e familjes evropiane. Ne fjalen e tij, ministri Mediu u shpreh: Te nderuar pjesmarres! Pas pak ditesh Shqiperia dhe te gjitha vendet e tjera do te jene bashke, krah njera-tjetres, te bashkuara ne takimin tashme historik te Rio de Zhaneiros. Do te ndihmojme edhe ne me kontributin tone modest por te vendosur qe te perseritet solemniteti dhe suksesi i perpara 20 viteve ne Rio, kur gjithashtu te gjitha vendet e Planetit u mblodhen ne Samitin e Tokes, aq kuptimplote per boten, e cila sapo kishte dale nga ndarja rraskapitese e Luftes se ftohte dhe qe tashme po shihte qarte vetem ate qe na bashkon pa ndarje: Token, planetin Toke, kete pasuri te pacmuar dhe te paperseritshme qe qyteterimi yne ka ne pergjegjesine e tij. Nga Samiti i Tokes ne 1992 doli si alternative e patjetersueshme nevoja per nje rruge te re zhvillimi, qe te siguroje zgjidhje afatgjate te tyre edhe per brezat e ardhshem. Dhe si cdo vend edhe Shqiperia pranoi alternativen e zhvillimit te qendrueshem, si te vetmen alternative qe bashkon, dakorteson, ekuilibron nevojen e padiskutueshme per rritje ekonomike me nevojen e moralshme per shanse te barabarta dhe drejtesi sociale dhe me nevojen jetike per mbrojtje dhe zhvillim te mjedisit. Bashkimi i integruar i ketyre tre qellimeve eshte ne baze te zhvillimit te qendrueshem.
Tashme, 20 vjet pas Samitit te Tokes, te gjitha vendet edhe Shqiperia jone bashke me to, mblidhen serish ne Rio dhe bejne bilancin global dhe lokal: Cfare kemi bere ne keto 20 vjet per te ecur ne udhen e mbare te nje zhvillimi te qendrueshem? Pikerisht kjo eshte pyetja se ciles ne do te perpiqemi t’i japim pergjigje sot, nderkohe qe do te diskutojme draft-raportin e Shqiperise per Konferencen RIO+20: nje bilanc i arritjeve, jo-arritjeve, apo edhe problemeve tona. Nese bejme nje radiografi te levizjes sone 20-vjecare drejt zhvillimit te qendrueshem, qe eshte edhe njeri nga qellimet e Konferences Rio+20, natyrisht qe mund te themi me plot gojen se ne kemi levizur duke u nisur pothuaj nga hici. E vetmja trashegimi pozitive mjedisore ne vitin 1992 nga regjimi komunist ishte ekzistenca e nje numri zonash te mbrojtura, si dhe nje administrim strikt i fondit te tokes bujqesore.
Pervec ketyre, per gjithcka tjeter Shqiperia trashegoi nje situate skandaloze:
– nuk ekzistonte asnje instance politike publike pergjegjese per mjedisin,
– politikat mjedisore as njiheshin absolutisht,
– shteti ishte ndotesi me i madh i ujit, tokes, ajrit, dhe si i tille nuk paguante,
– interesi ekonomik shteteror mbizoteronte mbi ato mjedisore apo sociale te shtetasve,
– zonat e ndotura “hot-spote” ishin te shumta por nuk konsideroheshin fare si te tilla, dhe ketu mjafton te permend Fierin, Lacin, Korcen, Elbasanin, Librazhdin, Bulqizen, Vloren, Durresin,.. etj etj,
Ne keto 20 vjet pas Rios, Shqiperia ka bere shume, megjithese mund dhe duhej te bente me shume:
– ka politika te zhvillimit te qendrueshem te strukturuara ne Strategji kombetare sektoriale dhe ndersektoriale, megjithese ato mund dhe duhen implementuar me mire se deri tani,
– ka nje korpus ligjor e nenligjor qe se fundmi transpozon Direktivat e Bashkimit Europian, megjithese duhet e mund te behet me shume per zbatimin me rigoroz te tyre,
– ka nje proces te vazhdueshem decentralizimi ne fushen mjedisore dhe ne ate te burimeve natyrore duke vendosur partneritet pushtet qendror – pushtet lokal apo duke synuar “partneritet publik – privat”, megjithese ka akoma vend per permiresim.
Duhet thene se qe pas Samitit te Tokes ne kemi bere shume rruge drejt qellimit per zhvillim te qendrueshem, kemi ecur te gjithe bashke me kontributin e te gjithe kraheve te politikes, te shoqerise civile, biznesit, dhe gjithe aktoreve te tjere, por duhet te themi se ndonjehere edhe nuk kemi patur te njejtin sukses gjithmone. Kjo per shume arsye.
Ndonjehere per shkaqe te forta: i)Shqiperia kaloi nje konflikt te forte social ne 1997, ii)nje lufte lokale ne 1999, etj., por ndonjehere edhe per shkaqe te dobeta: i)mungese e vullnetit politik, ii)mungese komunitare e bindjes ndaj ligjit, iii)vendimmarrje te papjekura, etj. Kete bilanc ne do te duhet ta bejme pikerisht tani. Qellimi i Konferences Rio+20 qe do te mblidhet pas pak ditesh, sherben per te pare me qarte problematikat, dhe per te shtruar me mire rrugen drejt nje hopi te ri ciilesor, drejt nje menyre te re te arritjes se zhvillimit te qendrueshem: kjo menyre eshte identifikuar tek alternative e “ekonomise se gjelber – green economy”. Sipas UNEP, nje ekonomi e gjelber eshte ajo qe con ne “mireqenie te permiresuar njerezore dhe barazi sociale, nderkohe qe redukton rrenjesisht rreziqet mjedisore dhe degradimin ekologjik”. Kjo menyre e re, nuk e zevendeson idene e zhvillimit te qendrueshem, por e perforcon dhe e mireorienton ate. Del e nevojshme pikerisht per 2 arsye:
Per te shmangur ate shumellojshmeri te ekzagjeruar qe ka karakterizuar interpretimin e konceptit te zhvillimit te qendrueshem, per te cilin qe prej shpalljes dhe pranimit te tij ne nivel teorik, ka patur rreth 300 percaktime te ndryshme te asaj se cfare eshte “zhvillimi i qendrueshem”. Per faktin qe tashme ka nje ndergjegjesim se “arritja e qendrueshmerise ka te beje kryesisht me perparimin e ekonomise por ne drejtimin e drejte”. Ekonomia e gjelber parashihet te jete kryefjala e se ardhmes se planetit. Shqiperia, me burimet e veta natyrore, me politikat e veta mjedisore dhe zhvillimore, me objektivin e shprehur nga Zoti Kryeminister Berisha qe ajo te shnderrohet ne nje “superfuqi te energjise se riperteritshme ne rajon”, me pjesemarrjen gjithmone e me te madhe te te gjithe aktoreve shoqerore dhe ekonomike ne hartimin e politikave zhvillimore, i ka shanset qe te orientohet drejt ne kete trend global. Ne fund te fjales time Ju ftoj te diskutojme sot mbi ate se cfare kemi arritur, dhe mbi cfare duhet te bejme me mire ne dekaden e ardhshme, gjithmone me qellimin drejt nje zhvillimi te qendrueshem dhe drejt nje ekonomie te gjelber.

Ministria e Mjedisit, 14.06.2012