Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbardhet raporti i kontrollit të Metrologjisë

REPUBLIKA E SHQIPERISE

DREJTORIA E PERGJITHSHME E METROLOGJISE

 

18 Nentor 2013

Drejtoria e Inspektimit Metrologjik, gjatë periudhës 05.10.2013 –15.11.2013 ka ngritur Grupe Inspektimi, me qëllim kontrollin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit të karburanteve dhe gazit si dhe subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e parapaketimeve.

Keto inspektime kanë pasur si objekt dhe konsistuar në:

a. Kontrollin e subjekteve të tregtimit të karburanteve dhe të parapaketimeve, lidhur me zbatueshmërine ligjore në fushën e metrologjisë.
b. Mbështetje të aktivitetit të metrologëve, lidhur me subjektet që nuk kryejnë verifikimin e instrumentave matës.
c. Evidentimin dhe kontrollin e dokumentacionit metrologjik, që disponojnë keto subjekte.
d. Kontrollin vizual dhe teknik të instrumentave matës (pistoletave, dozatorëve, peshoreve), dhe të shenjave metrologjike që kanë vendosur punonjësit e DPM-së.
e. Mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe të shtetit, si dhe parandalimin e shkeljeve të ndryshme nga subjektet që nuk veprojnë, në përputhje me Ligjin Nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për Metrologjinë”, i ndryshuar.

Rezultatet e Drejtorise se Inspektimit Metrologjik.

a. Janë inspektuar dhe jane mbajtur Akt-Kontrolle në 225 subjekte, që dispononin në total 488 aparate matës të karburanteve me një total prej 2251 pistoleta furnizuese.
b. Janë bllokuar nga Grupet e Inspektimit dhe u është kërkuar riverifikim për 341 Pistoleta, pasi gjatë testimeve rezultuan me gabime të matjes jashtë kufirit ligjor të lejuar.
c. Për 76 subjekte janë mbajtur Proces-Verbale dhe janë marre masa administrative me Vendim-Gjobe, pasi kishin në perdorim:1) instrumenta matës të paverifikuar, 2) instrumenta që u kishte kaluar afati i verifikimit periodik dhe 3) dëmtime nga subjekti të shenjave metrologjike, veprime këto në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Metrologjinë (i ndryshuar).

Rezultatet e inspektimit ne subjektet furra buke dhe pasticeri, paraqiten si me poshte:

• Jane inspektuar dhe jane mbajtur Akt-kontrolle ne 105 subjekte qe dispononin 106 instrumenta matese (peshore elektronike).
• Nga keto subjekte 97 rezultojne me instrument mates te verifikuar
• 8 subjekte rezultojne me instrumenta matese te paverifikuara.
• 8 subjekte jane sanksionuar me mase administrative, me gjobe.

Rezultatet e Drejtorise se Metrologjise Ligjore, janë si më poshtë:

a- Janë kontrolluar dhe verifkuar 4958 instrumenta matës në 2452 subjekte.
b. Të ardhurat me TVSH nga keto verifkime janë 15 022 431 (pesembedhjete milion e njezet e dymije e katerqind e tridhjete e nje) lekë të reja.
c. Instrumenta matese te verifikuara jane distributor nafte dhe gazi gjithsej 1800 cope, peshore me kapacitetin max. 35kg gjithsej 910 cope, mase vellimore deri ne 1L gjithsej 1650 cope, gramare 484 cope, taximetra 97 cope, metra 56 cope dhe peshore automobilistike me kapacitet deri ne 100 Ton 19 cope.
d. Përveç verifikimeve të sipërcituara, u janë përgjigjur në kohë edhe 392 kërkesave të subjekteve të tregtimit të karburantit dhe gazit me pakicë, të cilët kërkojnë verifikim jashtë rradhe.

Rezultatet e Drejtorise se Metrologjise Shkencore e Industriale, jane si me poshte:

a. Jane kryer 186 kalibrime (rezervuar karburantesh, kontalitrat karburantesh, kontator elektrik, makina te forcave material, peshore, gramar, termometra, manometra, instrumenta matese dimensional). Nje pjese e ketyre kalibrimeve jane instrumente matese kampion te sektoreve te sherbimit metrologjik ne Tirane, Fier e Korçe.
b. Te ardhurat nga kalibrimet arrin ne vleren 1 000 000 leke, nga te cilat deri tani jane arketuar 581 889 leke.
c. Punonjesit e DMSHI-se gjate kesaj periudhe jane perpjekur per te vene ne eficence te plote laboratoret e ruajtes se etaloneve kombetare ne godinen e re.
d. Jane pergatitur per aplikim per Akreditim laboratori i presionit dhe per riakreditim laboratori i forces dhe i mases.

energjia.al 18.11.2013