Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontrolli për emetimin e gazrave nga makinat

Të gjithë ata individë apo kompani, të cilët kanë në pronësi të tyre mjete automobilistike, përveç kalimit të testit të kontrollit teknik, duhet të bëjnë edhe kontrollin e normës së shkarkimit të gazrave. Nëse kjo normë nuk do të jetë në përputhje me direktivat e nxjerra nga Ministria e Transportit, mjetet rrezikojnë të dalin nga qarkullimi. Maksim Tashi, ekspert pranë Drejtorisë së Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore në MTI, në një intervistë për “Shekulli”-n tregon hapat që duhet të ndërmarrin pronarët e mjeteve, sa i përket çlirimit të gazrave dhe afatet për lehtësitë e penalitetet.

Z. Tashi, një udhëzim i ri për mjetet në qarkullim parashikon ndryshime në nivelin gazeve. Ku bazohen ato dhe si do të përcaktohen mjetet që qëndrojnë apo dalin nga qarkullimi?

Aktualisht, bashkë me kontrollin teknik të mjeteve (kolaudimin) bëhet edhe testimi i nivelit të gazrave. Të gjithë mjeteve u bëhet një kontroll i tillë për karburantet, qoftë për benzinën, qoftë për naftën. Ky testim është bërë gjithmonë dhe pas kontrollit teknik evidentohet dhe norma e ndotjes nga mjeti përkatës. Deri më datën 1 korrik 2015, ky lloj testi nuk është një zë kualifikues për kontrollin teknik. Normat e gazeve më 1 korrik të vitit 2016 do të jenë të përputhura me normat e direktivat e Komunitetit Europian për gazet, gjatë kontrollit teknik të mjeteve.

Për të realizuar këtë, deri më 1 korrik të vitit të ardhshëm, që nga 1 korriku i këtij viti fillojnë me një shtesë në përqindje, duke filluar nga 20 për qind plus, deri në 60 ose 80 për qind plus, në funksion të vitit të prodhimit. Flas në funksion të vitit të prodhimit, sepse mjetet e vjetër, normat i kanë shumë të mëdha dhe për këto mjete, shtesat janë më të vogla sesa për mjetet e reja, që normat i kanë sipas direktivave. Për një periudhë 6-mujore, shtesat janë sipas përcaktimeve në udhëzim. Pas 6 muajsh, nga 1 janari 2016 fillojnë me 50 për qind të shtesave.E thënë ndryshe, në qoftë se shtesa e parë është 20 %, më 1 janar bëhet 10 % dhe më 1 korrik të vitit të ardhshem nuk ka më shtesa, sipas direktivave te KE-së.Në këtë moment fillon zbatimi i kësaj direktive, që ne e kemi ndarë në 3 faza.

Konkretisht, cilat janë këto faza dhe cilat mjete rrezikojnë të mos e kalojnë testimin?

Faza e parë, që nis në një korrik, do të ketë një gabim të lejuar, në funksion të vitit të prodhimit të mjetit, më të madh se sa direktiva. Për mjetet e benzinës që janë para vitit 1986, gabimi i lejuar nuk do të jetë më i madh se 20 për qind. Për mjetet më të reja, deri në vitin 1993, gabimi i lejuar do të jetë 40 për qind, sepse norma e mjeteve të reja është shumë më e vogël se norma e mjeteve të vjetra.

Praktikisht, mjetet që nuk e kalojnë kontrollin teknik, dalin jashtë qarkullimit?

Sigurisht, por për këto mjete, çdo drejtues apo pronar ka të drejtë të shkojë të bëjë përmirësimin e shkarkimit të gazeve dhe të paraqitet brenda muajit, në qoftë se nuk do të paguajë vlerën e plotë të kontrollit teknik.

Pra, po thoni që rikuperimi është i mundur? Pa diskutim. Një drejtues mund të përmirësojë filtrat e ajrit të mjetit, për çdo defekt dhe mund të paraqitet që të nesërmen për të bërë rikontroll. Në qoftë se paraqitet brenda muajit për të bërë rikontrollin, paguan 40 për qind të vlerës. Në qoftë se kalon muajin do të paguajë pjesën e plotë të kontrollit teknik.

A ka një studim apo parashikim se sa për qind e mjeteve nuk i plotësojnë normat që kërkohen?

Këto që kanë shtesat e vogla janë makina mbi 25 ose 35-vjeçare, kur flasim në funksion të karburantit. Por, për mjetet shumë të vjetra, shtesa është shumë e vogël dhe këto mund të cenohen, por flasim për 1 për qind të sasisë së mjeteve që janë në qarkullim. Por, duhet thënë se nëse këto mjete bëjnë përmirësimet e nevojshme, e kalojnë klasën dhe vijojnë të qarkullojnë normalisht.

Në qoftë se një drejtues ka radhën për të bërë kontrollin teknik, ashtu siç e dërgon automjetin te servisi për frenat, gominat etj, i thotë kontrollorit të kontrollojë dhe nivelin e gazrave dhe masat do t’i marrë ky i fundit. Kjo është masë shtrënguese, por jo dënuese për pronarët e mjeteve. Çdo drejtues mjeti mund të shikojë dhe raportin e kontrollit teknik dhe atje dalin normat e lejuara dhe sa janë realizuar gjatë matjes së fundit që ka bërë.

I njëjti kontroll vlen edhe për mjetet e transportit publik, mjetet e tonazhit të rëndë, etj.?

Udhëzimi është i vlefshëm për të gjitha mjetet që janë në qarkullim. Kush bën kontroll teknik, ka kaluar në kontrollin e testit të gazeve dhe do të vijojë të kalojë në këtë proces. Nuk ka përjashtime për asnjë lloj mjeti. shtesave. E thënë ndryshe, në qoftë se shtesa e parë është 20 për qind, më 1 janar bëhet 10 për qind dhe më 1 korrik të vitit të ardhshëm nuk ka më shtesa, sipas direktivave të KE-së. Në këtë moment fillon zbatimi i kësaj direktive, që ne e kemi ndarë në 3 faza.

Tri fazat për të shpëtuar makinën

Sipas udhëzimit, në manualin “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, ndryshon norma sasiore që përcakton arsyen për dështim, në kontrollin e sistemit të shkarkimit të gazrave të makinave. Kështu, për mjetet rrugore të regjistruara nga 1 janar 1980 deri më 1 korrik 2008, deri tani nuk e kalon testin kur treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 2.5 m-1, në rastet e motorëve diezel me aspirim normal dhe 3.0 m-1, në rastet e motorëve diezel turbo (të mbiushqyer). Nga data 1 korrik 2015 deri më 31 dhjetor 2015, kjo normë ngrihet me 40 për qind.

Ndërsa për mjetet e regjistruara pas 1 korrik 2008, aktualisht nuk kalohet testi kur treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 1.5 m-1, por me udhëzimin që hyn në fuqi më 1 korrik 2015, norma e lejuar shtohet me 60 për qind. Normat e lejuara të shkarkimit të gazrave, sipas Direktivës së BE-së të 2009-s (pa shtesa), janë të vlefshme për periudhën pas 1 korrikut 2016. Sipas udhëzimit të firmosur nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, normat e reja do të hyjnë në zbatim në tri faza. Prej 1 korrik deri në 31 dhjetor 2015, sipas këtij udhëzimi, do të fillojë zbatimi i normave të lejuara aktuale zyrtare, plus shtesat respektive, të përcaktuara në udhëzim, të nivelit të gazrave në testin e kontrollit teknik të detyrueshëm.

Automjetet që tejkalojnë këto nivele të elementeve ndotëse nga gazrat, do të marrin rezultat negativ të kontrollit teknik të detyrueshëm. Në fazën e dytë, prej 1 janarit deri më 31 qershor 2016, do të gjejë zbatim aplikimi i normave të lejuara, plus gjysmën e shtesave respektive, të përcaktuara në udhëzim, të nivelit të gazrave në testin e gazrave në kontrollin teknik të detyrueshëm dhe automjetet që nuk plotësojnë këto nivele të elementeve ndotëse nga gazrat, do të marrin rezultat negativ.Në fazën e tretë dhe përfundimtare, duke filluar nga 1 korriku 2016, do të aplikohet zbatimi rigoroz i normave të lejuara të elementeve ndotëse nga gazrat e automjeteve në përputhje të plotë me direktivën europiane të vitit 2009, që aplikojnë vendet e BE-së.

Viti i prodhimit

“Sa më i vjetër të jetë viti i prodhimit, aq më e lartë norma, sepse ana konstruktive që është përdorur për mjetin ka qenë e një niveli më të ulët. Mjetet sa më të vjetra të jenë, kanë normën e lejuar më të madhe, prandaj them se pasojë e këtij udhëzimi nuk do të jetë ndonjë “katastrofë” e madhe, por çdo drejtues mjeti, para se të shkojë për kontroll teknik, duhet të kontrollojë edhe cilësinë e shkarkimit të gazrave.”

Gazeta Shekulli, 07.04.2015