Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OKTA: ‘Punojmë sipas standarteve ekologjike’

Nga rafineria OKTA përmes një njoftimi informojnë se kompania e tyre punon sipas rregulluarave dhe procedurave. Nga kjo kompani thonë se prodhimet e OKTA-s janë me cilësi më të lartë, në përputhje me standardet më të fundit të Evropës, kurse parametrat për ambientin e jetesës kontrollohen çdo ditë dhe janë në suazat e parametrave të lejuar sipas dispozitave ligjore. ‘Përveç që kjo vërtetohet me kontrollet e rregullta, rafineria në dy javët e fundit në mënyrë shtesë është kontrolluar edhe nga Inspektorati për ambient jetësor dhe rezultatet zyrtare janë në suazat e kufijve të lejuar. Për këtë”, siç thuhet në njoftim, është konfirmuar se nuk është OKTA burimi i ndotjes së Komunës Ilinden. Pra theksojnë nga rafineria, nuk ka pasur kurrfarë gjobash që kanë të bëjnë me OKTA-n.

TV Alsat-M, 08.06.2012