Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompania e anijeve “Unforgettable Croatia” premton të jetë ekologjike

Reduktimi i gjurmës së karbonit është një nga mënyrat më efikase në të cilën individët mund të ndihmojnë në luftën kundër krizës aktuale klimatike që po përjeton planeti ynë.

Kjo është arsyeja kryesore se përse kompania luksoze e anijeve, “Unforgettable Croatia” ka premtuar se deri në fund të 2020 do të shndërrohet në një prej tur-operatorëve më ekologjikë dhe që do të mundohet të operojnë në mënyrë sa më miqësore ndaj mjedisit.

Në nismën e ndërmarrë nga kjo kompani përfshihen edhe mbledhja e fondeve për Institutin “Blue World”, reduktimi i produkteve plastike të përdorura në anijet e saj, si dhe mbështetja e komuniteteve lokale në këtë drejtim.
Misioni i “Unforgettable Croatia” është krijimi i përvojave të paharrueshme të udhëtimit luksoz, sa më ekologjik dhe sa më miqësor ndaj mjedisit.

Duke pasur parasysh këtë, ata kanë bashkëpunuar me ekipin e Institutit “Blue World” me seli në Losinj të Kroacisë dhe që operon kryesisht në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit detar në Detin Adriatik.

 Monitor,  24.06.2019