Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përmbyset autoboti me naftë, humb jetën shoferi

Shoferi i nje autoboti ka humbur jeten, kur mjeti qe drejtonte eshte permbysur ne mes te rruges. Aksidenti ka ndodhur ne oret e para te megjesit te sotem në afërsi të urës së Gjolës në Fushë Krujë.
Sipas te dhenave te para mesohet se viktima eshte identifikuar si shtetasi  Spiro Kumaraku 64 vjeç, nga Ura Vajgurore.
Policia, e mberritur ne vendin e ngjarjes nisi kryerjen e hetimeve per te zbardhur shkaku. Dyshimet e para jane per nje aksident shkaktuar nga pergjumja e shoferit ne timon.
Si pasoje e permbysjes se autobotit eshte bllokuar per pak kohe trafiku i mjeteve përgjatë rrugës kryesore Fushë Krujë –Vorë.

Gazeta Panorama, 12.06.2012