Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nga 1 korriku edhe deklarimi i listëpagesave do të kryhet vetëm on line…

Ndërsa deri tani plotësimi i librave të shitjes e blerjes që dorëzohen on-line në Drejtorinë e Tatimeve nuk kishte gjoba, që këtej e tutje nuk duhet të vononi dorëzimin e librave të çdo muaji përtej datës 5 të muajit pasardhës. Vendimi i ri i qeverisë, PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 55, DATË 3.2.2010 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR DEKLARIMIN E DETYRUESHËM TË DEKLARATAVE TATIMORE DHE TË DOKUMENTEVE TË TJERA TATIMORE, VETËM NËPËRMJET FORMËS ELEKTRONIKE” saktëson se “Dokumente tatimore, në kuptim të këtij vendimi, janë librat e blerjes dhe të shitjes së tatimpaguesve të regjistruar për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin’. Në momentin që librat konsiderohen si dokumentet tatimorë, kjo nënkupton automatikisht se deklarimi i vonuar i tyre shoqërohet me gjobë.
Vendimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare dhe konkretisht ai është botuar në në F.Zyrtare 59/2012 dhe ka dalë nga shtypi më 29.05.2012.
Deklarimi i listëpagesave tani vetëm on line
Konsulenti fiskal UHY Elite sqaron se në lidhje me deklarimin elektronik të list-pagesave, se gjithë subjektet duhet të bëjnë përditësimin e deklarimit online brenda datës 30 Qershor 2012, sepse duke filluar nga data 01 Korrik 2012, të gjitha deklarimet për punësimet e reja dhe për të larguarit nga puna DUHET të bëhen on line. Për ta bërë këtë duhet që listpagesa të jetë e përditësuar me të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur për 6 mujorin Janar – Qershor 2012.

Revista Monitor, 08.06.2012