Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kromi, Prençi: U vërtetua se mafia ka kapur Ministrinë

Gazeta Shqiptarja.com zbardh sot vendimin e e prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme Sokol Stojani se sekuestrimi i kamionëve me krom kontrabandë nga drejtori I atëhershëm i policisë së Dibrës Shemsi Prençi ishte i ligjshëm.
Në një prononcim për këtë gazetë Shemsi Prençi e cilësoi vendimin e prokurorisë si një vërtetim të akuzave të tij publike parë për kapjen e drejtuesve të Ministrisë së brendshme nga bizneset e paligjshme të kromit në Bulqizë. Prençi ka deklaruar se këtë vendimin do e çojë dhe në gjykatë ku ai aktualisht po përballet me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj.
VENDIMI I RRËZUAR
Prokuroria e Përgjithshme rrëzoi vendimin e Prokurorisë së Dibrës duke i dhënë një kthesë të papritur hetimeve të e pezulluara për kontrabandën e kromit në Bulqizë. Hetimet nisën tre muaj më parë nga drejtori i policisë së Dibrës Shemsi Prençi, i shkarkuar tashmë nga eprorët e tij pasi më datë 16 prill.  Prençi kishte urdhëruar bllokimin e gjashtë kamionëve me krom të kompanisë “Kevger shpk” të cilët dyshoheshin se mbanin të ngarkuar një sasi më të madhe kromi se ajo që deklaronin në dokumentet e transportit. Ndërsa aksioni u krye në kushtet e flagrancës prokuroria e Dibrës e vlerësoi ndërhyrjen e policisë si të paligjshme, por eprorët në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë kanë bërë “Nul” vendimin e prokurorisë së Dibrës duke legjitimuar veprimet e Prençit dhe duke i hapur rrugë hetimeve sërish.

Gazeta Shqiptarja.com, 08.06.2012