Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berisha në Pukë, inauguron hidrocentralin “Dardha 1”

Kryeministri Sali Berisha do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të hidrocentralit “Dardha 1” në rrethin e Pukës. Ceremonia e inaugurimit do të zhvillohet në orën 11:30 në Dardhë të Pukës.
Në këtë ceremoni kryeministri Berisha do të jetë i shoqëruar nga ministrat Nasip Naço dhe Genc Ruli. Gjithashtu në ceremoni do të jetë e pranishme edhe ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Moro, Drejtori i Përgjithshëm i CNR Francë, Yves de Gaulle dhe personalitete të shquara franceze dhe shqiptare.
Hidrocentrali “Dardha 1” është realizuar në kuadrin e kontratës së koncesionit nënshkruar midis qeverisë shqiptare, ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës (METE) dhe kompanisë franceze CNR (Compagnie Nationale Du Rhone).
Kompania Wenerg është kompania e krijuar për ndërtimin dhe operimin e kaskadës së hidrocentraleve në lumin Dardhë. Investimi është kryer me financimin e kompanisë franceze “CNR”, lider në fushën e energjisë në Francë dhe nga shoqëria shqiptare “Ylliad”, një kompani e re që synon të zgjerohet edhe më shumë në tregun energjetik shqiptar. “Dardha 1” e tejkalon fuqinë e parashikuar në kontrate me 45%, duke patur një kapacitet prej 5.8 MW.

TV Ora News, 05.06.2012